• |
ide | kryesore

Profil/ Njeriu i plehrave që ka marrë 200 milionë USD nga taksat e shqiptarëve

Kryesore, Lajme



Të enjten e fundit në parlament, mes konflikteve të shumta kryeministri dhe lideri i opozitës u përplasën fort edhe për projektin e fundit tejet të dyshimtë të Partneritetit publik privat, atë të djegjes së plehtave të qyteteteve tona me anë të inceneratorëve. Ata debatuan për shifrat, për faktin se tre projekte të mëdha po i jepeshin një emri të vetëm, për më tepër pa garë, pa tender të hapur ndërkombëtar siç e kërkon ligji shqiptar dhe pa një kontroll minimal për efekete që këto aktivitete që ndosin mjedisin duke shkaktuar deri edhe sëmundje kanceroze mund të kenë mbi jetën e njerzve .
Po në të njëjtën ditë, ish ministri i mjedisit nga LSI, Lefter Koka, i cili u paraqit në studion e “Të paekspozuarit” nuk diti ti mbroje projektet që ka firmosur vetë dhe nuk dha asnjë argument për dyshimet për një korrupsion të hapur. Ai vetëm u përpoq të argumentonte se në fund të fundit inceratorët janë më të leveridisshëm sesa lanfildet ku plehrat e qyteteve groposem.
Por pas gjithë këtij debati pyetja që shtrohet është: Kush qëndron pas gjithë këtij biznesi të dyshimtë? Kush është ky njeri që fiton mbi 200 milion euro të taksapaguesve pa iu nënshtruar garave? Kush është ky person të cilit i hapen si me sustë dyert e shtetit aq sa në favor të tij mund të merren edhe 9 vendime shtetërorë brenda një dite?
Ai quhet Klodian Zoto (foto lart) ka punuar dikur në albtelekom dhe sot ka mbi 7 aktivitete tregtare të rregjistruara që prej vitit 2010. media online TPZ.al ka bërë një investigim të thelluar për të dhe për mënyrën se si ai arriti të depërtojë në labirithnin e djegjes së plehrave të qyteteve duke pasur një mbështetje super të fortë politike dhe duke ndarë para me drejtuesit më të lartë të qeverisë. Zyrtari i PD-së Jamarbër Malltezi ka deklaruar se ai është thjeshtë një emër guackë që punon për llogari të Edi Ramës, Arben Ahmetajt dhe Lefter Kokës të cilit kanë qenë përfituesit e mëdhenj të kësaj afere mbi 200 milionëshe.
Sipas investigimit të TPZ.al, Klodian Zoto ka regjistruar 7 vjet më parë kompaninë ”Integrated Technology Services”, me fokus në ofrimin e shërbimeve IT dhe është pikërisht kompania që shfaqet në të treja koncesionet e incineratorëve: Në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Ai arriti ta ngrejë këtë kompani me vetëm 100 mijë lekë kapital (1 milion lekë të vjetra) në vitin 2010, duke e çuar në 10 milionë euro të ardhura në vitin 2017.
Dhe e gjitha kjo lidhet me idenë fatlume të ngritjes së inceneratorëve (djegësve të plehrave). Ai nis në vitin 2014, kur kompania e Zotos, Albtek Energy sh.p.k, i dërgon një letër qeverisë për një ofertë të pakërkuar, për ndërtimin e një inceneratori në qytetin më të ndotur të Shqipërisë, në Elbasan. Pas pak javësh, Albtek Energy u shpall “fituese” e një gare pa konkurentë, me vlerë rreth 22 milionë euro. “Që në këtë moment kemi një shkelje të rëndë. Ligji shqiptar shprehet në mënyrë taksative se për këtë shifër duhet një tender i hapur ndërkombëtar, ndërkohë që për t’i kaluar këto para Klodian Zotos, nuk u shpall fare garë, nuk u bë asnjë botim dhe nuk u kërkua as ndonjë ofertë me e lirë, as një njohuri, përvojë apo ekspertizë në këtë biznes me efekte shkatërruese në mjedis” thotë Jamarbër Malltezi.
Historia përsëritet edhe një vit më pas. Ndryshimi është fare e i vogël. Një kompani me emër tjetër, por sërish me pronar Klodian Zoton dhe e regjistruar në po të njëjtën zyrë me kompaninë fituese në Elbasan, i dërgon qeverisë kërkesë për të ndërtuar edhe Inceneratorin e Fierit. Qeveria vihet menjëherë në lëvizje dhe në shtator të 2016, Integrated Technology Service sh.p.k (kompania me emër tjetër e Zotos) në konsorcium me një kompani italiane Energy Srl, konkuroi e vetme dhe u shpall fituese, duke siguruar të drejtën për të ndërtuar inceneratorin e Fierit, me vlerë 28 milionë euro. E këtu hijet e dyshimit bëhen edhe më të mëdha. TPZ.al ka zbuluar se pas kësaj fitoreje dhuratë nga qeveria 30 përqind të kompanisë del në shitje. Dhe ajo shitet me çmimin qesharak prej 250 USD. Pra 30 përqind të një investimi 28 milion dollarësh vlen vetëm 250 USD???

Dyshimet bëhen edhe më të mëdha se paralelisht me blerjen e aksioneve nga “Ndërtim Montim Patos sh.p.k.” nga arka e shtetit në atë të ndërmarjes janë derdhur plot 5 milionë USD për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Dhe më e tmershmja është se ndërtimi në Fier nuk ka nisur ende për shkak të protestave të mëdha të banorëve. Madje aty nuk është dhënë ende as leja e ndërtimit për fillimin e punimeve.
Po si ka mundësi që qeveria shqiptare ka derdhur 5 milionë USD për një projekt që nuk ka startuar ende? A mos janë këto paratë e bakshisheve që do të ndaheshin për ministrat? A mos janë ato të lidhura me atë 30 përqindshin absurd që u shit për një copë bukë?
“Por Integrated Technology Service sh.p.k nuk ngopet me koncesionet e inceneratorëve. Në një konsorcium me dy kompani të tjera guackë në Hollandë, i dërgon qeverisë një letër të dytë, ku i kërkon një incenerator tjetër, por këtë radhë në Tiranë dhe, natyrisht, më të madh. Qeveria vihet përsëri menjëherë në lëvizje dhe shpall tenderin për ndërtimin e inceneratorit duke favorizuar paraprakisht njërën prej këtyre kompanive guackë Integrated Energy B.V, me disa pikë bonus. Edhe tek kjo kompani e huaj, Klodian Zoto rezulton themelues. Pak javë më parë, Tpz.al vuri re në Agjencinë e Prokurimeve e Publike rezultatin e këtij tenderi për inceneratorin e Tiranës dhe fitues ishte Integrated Technology Service sh.p.k së e Klodian Zotos, bashku me dy ortakët e saj do të ndërtojë Inceneratorin e Tiranës, me një vlerë marramendëse prej 128 milon eurosh” shkruan TPZ.al në investigimin e saj.
E gjithë kjo histori ka edhe më. Kompani fantazëm që krijohen me shuma minimale, që mbajnë të gjitha të njëjtat adresa dhe të njëjtat emra personash por që bashkohen në një pikë, tek marrja e lejeve për të ndërtuar inceneratorë dhe tek biznesmeni Klodian Zoto. Ai është në origjinë të të kësaj batërdie që e bëri qeverinë Rama, të mos zbatojë vendimet e marra prej vetë asaj për një politikë ndarjeje në burim dhe riciklimi të plehrave, për të bëjë kthesën e beftë të asgjesimit të tyre përmes djegjes. Eshtë po Kristian Zoto që e detyroi qeverinë të japë 22 milionë USD pa tender të hapur ndërkombëtar për Elbasanin. Eshtë po i njëjti që e bëri shetin shqiptar aq efikas sa të marrë 9 vendime në favor të tij brenda 24 orësh. Eshtë po ai, po i njëjti që më pas mori “dhuratë” 28 milonë USD për inceneratorin e Fierit (5 tashmë i ka futur në xhep) dhe për të cilin buxheti i ri parashikon shumën maramendëse të 125 milionë USD-ve për djegësin e plehrave të Tiranës.

Brenda një periudhe dy vjeçare, Klodian Zoto, pa asnjë eksperiencë dhe i dalë nga hiçi, siguroi një sërë kontratash prej qindra milionë euro, siguroi të drejtën për incenerimin e mbetjeve në më shumë se gjysmën e vendit, siguroi të drejtën për të prodhuar dhe për të shitur energji elektrike, siguroi të drejtën për të shitur mbetjet e riciklueshme si dhe përfitoi falas mijëra hektarë tokë publike në favor të bizneseve të saj.

A mund të besojë kush pas kësaj se kjo është thjeshtë falë talentit dhe aftësisë të një biznesmeni jashtëtokësor të panjohur deri pak kohë më parë? Vështirë të besohet. Dyshimet janë se pas kësaj fshihet një aferë e madhe korruptive që ka çuar shuma kolosale parash në xhepat e disa qeveritarëve.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. o sa mir me qen qelbesir.200 iljon euro i merr rama,ahmetaj,meta e lefter kokok,kurse 2 miljard qime vagine negjmije,baba taku,gjelil gjoni,ruqi marrin nje miljon qelbesirat e stalinit .qenefi i negjmijes punon me kapacitet 1000 perqind per te ngopur nje miljon qelbesirat me lesh.popull matuf.ne gjermani sikur rdhe ni euro te behet pa tender ne shtet te han burgu.mut shtet mut njerz,mut politikan,mut kazan,mut derra.

  2. Ku eshte personi qe ka qene ne makine me Arben Ahmetaj kur ka bere aksidentin ne Maqedoni.
    E kuptoni tani te kujt jane 200 mln Euro?

  3. Personalisht solla nje kompani Amerikane per te mars pjese ne tender dhe ishin kopsitur gjerat kaq mire saqe nuk kismet burre nene te futej ne tender. Kompania Amerikane ofronte 25$ per ton nderkoh qe tenderi u fitua per 29 euro per Ton. Pa llogaritur qe teknologjia nuk ishte me incenertore pa ndotje dhe me ndihme te jashtme per ndertim shkollash e projecte per zonen. TENDERI ISHTE I PARASHITUR.

    1. ME E KEQJA ESHTE SE ASKUSH SKA PER TU DENUAR PER KETE LLOJ VJEDHJE TE QARTE PASI EDHE KUR TE VIJE PD PRAP NE PUSHTET DO VAZHDOJNEBRE VJEDHIN DHE NUK DO GJYKOJNE QEVERINE E MEPARSHME DO E PERDORIN KETE SI MJET PRESIONI QE TE VJEDHIN EDHE ATA
      OPOZITA QE TANI KA FILLUAR TE MENDOJE PER PAZARET KUR TE MARRIN PUSHTETIN
      LULI SALA XENI BODE RRULI E TJER JANE MILLIONERE KANE VJEDHUR PA FUND !!
      MJER NE KU NA KA FUTUR POLITIKA !

  4. Kjo Afere mban ere MUT.

    Mos u Ngopshi.

    Ti shkruash leter Qeverise dhe pas disa javesh, ben VKM ne favor.

    Nndyrresi. Fut Shqiptaret ne kontrata 30 vjecare.

  5. Ky klodi ka punuar ne albtelecom gjate periudges se nanos dhe e kane pushuar nga puna me cermoni. Po te pyesni gjeni goxha informacion. Shume kollaj kuptohet me ke nga ministrat eshte futur ketu brenda dhe sic thot dhe nje nga komentuesit ka qene ne makine me te. Por kwtu duke qene se propaganda e ketyre eshte goxha e madhe nuk u hyn gje ne gjemb dhe me nje prokurori qe nuk ndihet. Te marri tjetei ne fier 4 million euro pa bere asnje gje, me sakt te paguhet per mos te helmiar fieraket me leket tona. Sa familje do ishin subvencionuar me keto para. Mjer ky popull ama kane ate qe votojne. Keshtu eshte kur e shet voten per nje thes miell

  6. Te dashur popull dele shqiptare dysh e kishit tresh do ta keni ajo neneja qe e kishte shpi e katandi nen uje e i puthte doren kriministrit eshte kuptimplote se clloj populli bageti jemi…..

  7. PO ky ALTIN CENNOLLI ish drejtor i ujsjellsit Elbasan,matsat elektronik 6 milion euro qe nuk jane vene ende edhe pas 5 vjetesh cfare e lidh me kete zoton

  8. Ky vend ka perfunduar ne kazan plerash totale. Nje “hajvan” dokudo por qe prapa ka pushtat e pushtetit behet miliarder sa hap e mbyll syte. Ketu ne çdo mm2 duhet nje kallup tritoli qe ky vend te ndryshoj.

  9. Respekte per komentet por ??????? Perfundimi????????Zgjidhja ???????? bla bla bla bla bla ””Rrno vetem per me tregue”” At Zef Pllumi

  10. Merxhane Ahmetaj ishte prostituta e Koco Belecit dhe merrte 250 lek per nje klient ne kohen e Enverit, sot biri i saj eshte prostituta e Edi Rames dhe mer 250 mln € me plehrat.
    Te dyja bien ere ne fakt

  11. A jua vont ari hajdarmalluten mu n sum ju or komentusa dhe analista qadrista. Nuk ju pjerdhin shumica e votuesve kur mashtroni dhe beni fake politike bazuar me fake news.

  12. Ne cilindo vend europian, nese do te ishte bere nje denoncim i tille ne media, do te shperthente nje skandal i madh e prokuroria menjehere do te fillonte hetimin. Por ne Shqiperi te tilla lajme jane bere aq te zakoneshme, saqe pas nje jave harohen fare edhe nga “lapsi” e flitet per skandalet e rradhes.

  13. I gjithe artikulli i bazuar ne idete,deshirat ,planet, hamendjet e nje njeriu dallkauk e ” zbatuesi” rigoroz i ideve famekeqe te famekeqit ,vjerrit te tij ,maskarait te kombit shqipetar Salih Ram Berisha.

  14. Ky lopcari ka ndertuar nje kat te fundit pa leje tek kulla perballe parlamentit. Si duket e ka per te folur me shefin me walkie talkie.

  15. Me se normal,njelloj si Fazllici apo kunati,ndryshimi qendron vetem tek bythet qe ulen ne karrige.E pergezoj kete ZOTON per grabitjen qe po ben se krahasuar me rruget dhe pronat ne bregdet qe jane grabitur ,me duket akoma si i organizates se “rinise”.Keshtu vazhdohet sepse kudo qe te shkosh njelloj do te vidhen.

  16. “ah si skam nje grusht te fuqishem,
    malit qe zba za me i rene.”
    Ku je o Prokurori?
    Ku je o LU? Ku jeni o Opozite? Ku jeni o popull qe po ju rrjepin?

  17. Eshte shume qesharake te shkruash dicka te tille,pa le te gjykosh komentuesit e Lapsi.al apo te Andi bythqirit! Ku jane keto milione or e karuce? Ne mendjen e Andit apo te ‘arit”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *