• |
ide | kryesore

Prokuroria nis hetimet për përmbytjen e autostradës Tiranë-Durrës

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet mbi përmbytjen e autostradës Tirtanë-Durrës, ku mbetën të dëmtuar dhjetra biznese dhe makina, si pasojë e vërshimit të ujit.

Hetimet e prokurorisë do të përqëndrohen në shkaqet e shkaktimit të përmbytjes, ndërsa organi i akuzës do të mirëpresë çdo denoncim në lidhje me dëmin e shkaktuar.

Burimet bëjnë me dijë se hetimet do të përfshijnë jo vetëm ndërtimet e kryera në anë të rrugës, pra nëse janë respektuar parametrat e distancave, por edhe palmat e mbjella, si dhe mënyra sesi mirëmbahet ky aks rrugor.

Burimet bëjnë të ditur se hetimet synojnë të nxjerrin shkakun e përmbytjes së ndodhur dy ditë më parë, ndërkohë që nuk përjashtohen as pistat e denoncuara publikisht mbi hapjen e portave të liqenit të Kasharit dhe Bovillës.

Si rezultat i përmbytjes disa dhjetra automjete mbetën të bllokuara për orë të tëra në autostradë, një pjesë e të cilëve pësuan dëme të mëdha, ndërsa po kështu uji përfshiu bizneset në krah të një prej akseve kryesore rrugore në vend.



4 Comments

  1. fake news.

    ahahah doli dhe genjeshtra e rradhes… PROKURORIA – PERMBYTJA AUTOSTRADES- PALMAT -RAMA…
    .PROKURORIA- LIQENI I KASHARIT- LIQENI I BOVILLES- VELIAJ…

    ‘ BURIMET BEJNE TE DITUR’ .. kush burime ? nga jane keto burime ? Nga prokuroria ?

    Si nuk u ngopet duke genjyer.

    ore nuk e kuptoni qe me keto genjeshtra kaq te trasha ju vetem sa i ndihmoni ata qe sulmoni.. sepse kur te vije ndonje dite qe do te thoni ndonje gje te vertete , qe ja vlen te merret ne konsiderate, nuk do tju besoje me njeri.

    1. Ca lesh burimi informacjoni se ska asnji burim. Kto rrenat i krijo vet ky portali . asnji nuk i ka thone as nga prokuroria as nga policia as nga leshi.

  2. Prokuroria eshte si Rama, e korruptuar, mashtruese; edhe po nisi hetimet as gje nuk mbaron, vetem tym ben.
    Te gjithe dine si funksionon. Prokuroria nise hetimet ne leter , pastaja telefonon Rama,Basha ,hajdudi, drogaxhiu , meta ,Blili,xhafa ,kryemadhi ,berisha ,vasili,olsi, nishani,vellai i xhafes , veliaj, tahiri ,drejtorat e droges , si perfundim hetimet perfundon ne nevojtore!
    Lajmi eshte v ushqim per popullin Albanez me lug ne brez.

  3. Aman se e kam gati me d…Po perendine me siguri qe prokuroria (e plepave) e thive do te marri te pandehur qe pse na hodhi vetem shi dhe jo shi me gure?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *