• |
ide | kryesore

‘Strategjia’ e re e Ramës, falenderon Bashën dy herë brenda dy ditëve

Lajme, Të fundit



Edi Rama përshëndeti vizitën e Lulzim Bashës sot në Darzezë të Fierit, ku ky i fundit inspektoi nga afër situatën pas përmbytjeve masive ne këtë fshat.

Postimi i Ramës erdhi vetëm pak minuta pas publikimit të mesazhit të Bashës mbi vizitën në këtë fshat. Sipas Ramës, pavarësisht se në përditshmëri ata mund të mendojnë ndryshe, gjithkush mund të bëjë punë të mira.

“Gjithkush prej nesh mund të bëjë punë të mira dhe kur dikush e bën një punë të mirë, sado e vogël a e madhe qoftë, duhet falenderuar e respektuar për atë punë, pavarësisht nëse në jetën e përditshme mendojmë njësoj a mendojmë krejt ndryshe?”, tha Rama, pa përmendur Bashën, por duke e shoqëruar këtë status me foton e kryedemokratit.

Dy ditë më parë, Rama falënderoi publikisht Bashën pasi i doli pro miratimit të kërkesës për përshpejtim të seancës plenare, për shkak të gjendjes së krijuar nga përmbytjet në vend.



3 Comments

  1. Ironia e mungesa e sinqeritetit lexohet ne cdo fjale, fjali e ne gjithe tekstin e mesiperm. Ky i mendon njerzit ashtu sic ai do qe te jene dhe kujton se me keto lloj “falenderimesh” ai ua ka shitur atyre imazhin e nje kryeministri tolerant, bashkepunues etjetj. Fytyra e vertete ekryeministrit tone nuk shikohet dy here dhe meriton neveri , prandaj ai detyrohet te vere maska here pas here per te shtyre ditet e mbetura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *