• |
ide | kryesore

Trump tërheq SHBA-në nga marrëveshja e OKB-së për emigracionin

Planet



Presidenti Donald Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e Kombeve të Bashkuara për emigracionin e sigurtë. Sipas administratës amerikane, kjo marrëveshje bie ndesh me politikat e Uashingtonit.

Shtetet e Bashkuara largohen nga kjo marrëveshje, e firmosur në shtator të 2016. Lajmi është konfirmuar nga ambasadorja e Uashingtonit në OKB, Nikki Haley. Ajo shpjegon se deklarata “nuk është në një linjë me politikat amerikane për emigracion si dhe bie ndesh me principet e administratës Trump”.

“Vendimet tona lidhur me emigracionin duhet të merren gjithmonë nga amerikanët dhe vetëm nga amerikanët”, nënvizon Haley.

Ndërsa më tej shton: “Misioni amerikan në OKB ka informuar sekretarin e përgjithshëm që Shtetet e Bashkuara i japin fund pjesëmarrjes së tyre në marrëveshjen për emigracionin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *