• |
ide | kryesore

Vuçiç: Serbia e gatshme të ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka ofruar ndihmë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, pas përmbytjeve katastrofike që e kanë goditur Shqipërinë.

 

 

Në njoftimin e Presidencës së Serbisë thuhet se Vuçiç ka shprehur keqardhje për shkak të përmbytjeve.

Ai ka thënë se Serbia është e gatshme t’i ofrojë ndihmë teknike Shqipërisë në parandalimin e pasojave më të mëdha nga kjo katastrofë humanitare, transmeton lajmi.net.

Ndihmë Shqipërisë i ka ofruar edhe Kosova dhe tashmë forcat emergjente të MPB-së kanë arritur në Fier. Edhe FSK-ja është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Forcave të Armatosura të Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *