• |
ide | kryesore

Erion Veliaj udhëton jashtë Shqipërisë, Bashkia nxjerr foto sikur “mbjell pemë” te Unaza e Madhe

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e kaluar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj udhëtoi drejt Italisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Një burim tha për Lapsi.al se rreth orës 21:00 të mbrëmjes, kryebashkiaku zbriti në aeroportin e Romës, në Fiumiçino.


Por pavarësisht impenjimeve personale apo profesionale, Veliaj nuk harroi të lërë të gatshme një kronikë për t’’u shpërndarë mediave në Tiranë. Në lajmin e rremë që përhap në media, kryebashkiaku pozon në foto me një lopatë në dorë, i përqafuar me punëtorët e bashkisë dhe duke gërrmuar tokën, sikur po mbjell një pemë. Në aktivitetin e realizuar kushedi se kur, Veliaj flet për mbjelljen e 1 milion pemëve në Tiranë, me të njëjtën kompetencë që do të fliste për mbjelljen e 1 milion gënjeshtrave.


Të njëjtën gjë, Veliaj e bëri pak ditë pas dasmës së tij. Të dy me bashkëshorten udhtuan jashtë vendit, ndërsa mediave i shpërndau materialet filmike sikur ishte ende në punë. Mania për t’u dukur sikur punon çdo ditë ka habitur edhe mentorin e tij, Edi Ramën që e këshilloi publikisht Veliajn të mos shpërndajë materiale të tilla propagandistike, kur vetë është jashtë Shqipërisë. Vazhdimi i të njëjtës praktikë mashtrimi është një tregues tjetër se edhe vetë se Rama nuk ka më të njëjtin autoritet si dikur.©Lapsi.al



2 Comments

  1. Fatos. Nano i hengri koken popullit kur solli kte me thonj te palar ky hengri fatos pijanecin edi rama sollj erionken e vet qe e kishte per gojore qe po vjedh popullin me taksa. sa qefe tani eriona do haj koken e udheheqesit

  2. VK ktij muhabbeti, a u mbollen pemet, kjo ka rendesi se kur i ka mbjell nje apo dy dite perpara ca redndsie ka. Fudnja fundit ky eshte modeli peredimor i te berit politike dhe ky bashke me te tjeret jane version i paperpunuar po do arrije dhe keta atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *