• |
ide | kryesore

Fieri nën pushtetin e ujit, Rama në Facebook: Mirëmëngjes me këtë pamje spektakolare nga lumi Seman

Lajme, Të fundit



Ndonëse një pjesë e mira e zonave në fier dhe në vlorë janë nën ujë, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një urim për gjithë ndjekësit e tij në Facebook, duke ndarë me ta “pamjen spektakolare nga lumi Seman, i tërhequr tanimë në shtratin e tij”.

Rama bën me dije se tashme emergjenca ka kaluar dhe vijon puna për rimëkëmbjen e çdo zone dhe familje te prekur nga permbytjet.

MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje spektakolare nga lumi Seman, i tërhequr tanimë në shtratin e tij, ju uroj një fillim jave të mbarë. Faza e emergjencës kaloi, duke shënuar dëme shumë herë më të vogla se disa vjet më parë; gatishmëria dhe angazhimi maksimal vijojnë për rimëkëmbjen e çdo zone dhe çdo familje të prekur prej motit të tërbuar të tre ditëve të shkuara.”

Edhe pse Rama e quan spektakolare këtë fakt, shuma fshatra të Fierit janë në pushtetin e uji, ndërkohë që shumë banorë u janë dëmtuar shtëpitë dhe kanë humbur gjënë e gjallë.

Po ashtu, kryeministri shprehet se ka patur më pak dëme se vitin  ekaluar, por nuk thotë se çfarë do të bëhet në nëse përsëritet një skenar i ngjashëm.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *