• |
ide | kryesore

Grabitja e televizionit, Basha: Rama nxit akte dhune ndaj medias, i quan kazan çdo ditë

Lajme, Të fundit



Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas sulmit dhe grabitjes që iu bë sot redaksisë së Zjarr Tv. Basha bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama si nxitës të dhunës, ndërsa e cilëson këtë ngjarje të rëndë. Ai i bën thirrje organeve shtetërore të hetojnë për të zbardhur të vërtetën.
“Media sot në tërësi është e pambrojtur, aq më tepër kur është një zë kritik ndaj qeverisë. Klimën më të rëndë ndaj medias, e krijon vetë kryeministri. Të quash çdo ditë kazan televizionet, gazetat, portalet dhe përfaqësuesit e medias, në fakt nxit akte dhune ndaj medias’, thuhet në deklaratën e Bashës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *