• |
ide | kryesore

Risia në Spitalin Amerikan, çdo ditë vizita për pacientët në 8 shërbime

Stil



Tani çdo pasdite, nga e hëna në të premte edhe si Poliklinikë në Spitalin Amerikan 3. Të gjithë ata që nuk mund të kryejnë paradite një vizitë tek mjeku specialist në Spitalin Amerikan, do ta kenë tashmë këtë mundësi pasdite. Duke filluar nga dita e hënë, për 8 shërbime të rëndësishme, Spitali Amerikan 3 do të funksionojë edhe me shërbim Poliklinike. Nga ora 16.00-20.00, mjekët e secilit prej shërbimeve do të presin pacientët për vizitat e nevojshme, duke ofruar shërbimin e kërkuar. Janë të shumtë qytetarët të cilët e kanë të pamundur të largohen nga puna, për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndaj Spitali Amerikan duke vlerësuar rëndësinë e kohës tuaj, vjen me këtë risi. Pacientët do të kenë mundësi të trajtohen pasdite në shërbimet si: Radiologji, Pneumologji, Hematologji, ORL,
Gastrohepatologji, neurologji, toksikologji, Infektiv. Së shpejti do mundësohen shërbimet edhe në Kardiologji dhe Gjinekologji. Çdo ditë nga e hëna në të premte, për çdo shqetësim që mund të shfaqni ju apo fëmijët tuaj veçanërisht
me disa nga patologjitë që janë më prezente gjatë dimrit, stafi i Spitalit Amerikan do të jetë në dispozicion për t’ju ofruar cilësinë më maksimale të shërbimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *