• |
ide | kryesore

Selena Gomez: “Pse u riktheva me Justin Bieber”

F1, Paparazzi



Nuk ka gjë më të bukur sesa kur çifti i preferuar i showbiz-it rikthehen përsëri bashkë – kjo është edhe arsyeja pse e gjithë bota është entuziazmuar pas lajmit se Selena Gomez dhe Justin Bieber janë rikthyer sërish bashkë muajin e kaluar.Ndarja e tyre u konfirmua dy vjet më parë, në vitin 2015, por kohët e fundit u rilidhën. Edhe pse Gomez është treguar gjithmonë e gatshme për t’u rikthyer me Bieber në të shkuarën, më në fund ajo edhe ka zbuluar arsyen pse mori këtë hap dhe pse i dha një shans të dytë kësaj marrëdhënieje.Kur e pyetën se çfarë e bëri të rikthehej sërish në krahët e Bieber, Gomez tha se ajo kurrë nuk e kishte ndalur interesin për të.
“Unë jam 25 vjeç, nuk jam as 18, as 19, as 20. Dua të jem pranë njerëzve që kanë pasur një ndikim të madh në jetën time”,- tha Gomez për Billboard, që e zgjodhi Selena-n edhe Gruaja e Vitit 2017. “Pra, ndoshta më parë, mund të kem qenë e detyruar të bëja diçka që, në thelb, nuk ishte e drejtë.” Gomez shpjegoi gjithashtu se dëshiron që të jetë e plotësuar në jetë dhe se gjatë këtyre viteve asaj i ka ndryshuar perceptimi për jetën dhe për lumturinë. Selena është maturuar. “Mendoj se një përfaqësim i vërtetë i dashurisë është përtej vetes”, – shpjegoi ajo. Këngëtarja tha edhe se lidhja me The Weeknd përfundoi në paqe. Çifti ishin bashkë për më pak se një vit, por nuk e konfirmuan asnjëherë ndarjen, por Gomez tha se ata kanë mbetur miq të mirë. “Diçka për të cilën jam shumë krenare është fakti që mes meje dhe The Weeknd ka një miqësi të vërtetë”,- tha ajo për Billboard. “Nuk kam përjetuar kurrë një ndjesi të tillë në jetën time. Me të kam kaluar një kohë të mrekullueshme.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *