• |
ide | kryesore

Dorëheqja e mjekëve, Basha: Akt i rëndë, Rama të anulojë 4 koncensionet në shëndetësi

Lajme, Të fundit



Pas letrës së mjekëve të urgjencës në QSUT, që kërcënuan me dorëheqje, ka reaguar kreu i opozitës, Lulzim Basha. Përmes një deklarate ai e cilëson të paprecedentë këtë akt, ndërsa bën me faj qeverinë e Ramës.

“Arsyeja e dorëheqjes për shkak të mungesës së kushteve minimale të punës është dëshmia më e dhimbshme e dështimit te eksperimentit fatal të Edi Ramës me “shëndetësinë falas”. Në emër të misionit të tyre human, u kërkoj mjekëve të rishikojnë vendimin e tyre, të mos e braktisin Urgjencën, sepse qytetarët kanë nevojë për ta! I bëj thirrje Edi Ramës të reagojë menjëherë për t’u siguruar mjekëve të urgjencës kushte normale pune! Nga këto kushte varet jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë. Mjafton që Rama të anullojë 4 koncesionet korruptive në shëndetësi për të siguruar 400 milionë euro investime jetike për sistemin shëndetësor në kolaps”?, thuhet në një deklaratë të kreut të PD-së.

©LAPSI.al 



1 Comment

  1. Basha jeni nje bastardo i degjeneruar, Ju paguani ne te zeze 1 miljon dollare! Ju nga Rama keni marre 12 miljon dollare korrupsion per familjaret e tuaj ! Eshte e gjate lista, po do te majftonin keto per te rrasur ne burg.
    Dhe na beni edhe moral! Zhduku mos te shohi njeri deri diten e burgut!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *