• |
ide | kryesore

Dua Lipa lë pas Rihannën dhe Ariana Granden, renditet e para në “Spotify”

Paparazzi, Slider



“Spotify” publikoi listën e këngëtarëve më të dëgjuar në platformën streaming muzikore, ku për vitin 2017 Ed Sheeran dhe Rihana kryesojnë si artistët më të klikuar ngado në botë.

Sheeran kryeson dhe si artisti mashkull më i dëgjuar në Britani, ndërsa nga femrat kurorën e mban Dua Lipa.

“New Rules” e ka ngjitur këngëtaren me origjinë nga Kosova në majat e klasifikimeve, tani edhe në “streaming”. Mjaft të dëgjuara janë edhe “Hotter Than Hell” dhe “Blow Your Mind (Mwah)”.

Në pesëshen më të ndjekur Dua Lipa pasohet nga Rihanna, Ariana Grande, Taylor Swift dhe Beyonce.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *