Shefi i Urgjencës në QSUT, Edmond Zaimi në një dalje për mediat tha se askush nuk ka dhënë dorëheqjen, por kemi parashtruar një peticion ndaj Drejtorisë së Urgjencës për rregullimin e shërbimit.
“Absolutisht jo, ne nuk kemi dhënë dorëheqje në ’97, kjo është një kërkesë e jona për të rregulluar problemet nëpërmjet Drejtorisë. Është puna e Drejtorisë më tej që do të zgjidhë problemet duke përforcuar të gjitha hallkat e sistemit. Por shpesh herë zgjidhja e këtyre problemeve dalin jashtë mundësive dhe kapaciteteve tona”, tha mjeku.
Sipas tij shërbimi i Urgjencës përballet me fluks të madh pacientësh nga e gjithë Shqipëria që tejkalon mundësitë dhe kapacitetet e personelit të këtij shërbimi.