• |
ide | kryesore

Gjendet 25 kg drogë në Karaburun

Lajme, Të fundit



Sot në brigjet e Karaburunit policia ka gjetur 25 kg drogë.Lënda narkotike ishte e mbledhur në një pako, ndërsa për momentin nuk dihet ende se kujt i përket apo se kush e ka lënë aty.

“Më datë 04.12.2017, gjatë një kontrolli të territorit detar prej shërbimeve të Guardia Financas Italiane në bashkëpunim me shërbimin e Forcave Detare Delta, në Karaburun pranë vendit të quajtur ‘Shën Jani’, brenda në det është gjetur një pako me mbështjellje plastmasi dhe natriban brenda të cilës kishte material bimor në formë bohçeje në gjendje të thatë, me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 23kg e 94gr.Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale të ”Trafikimit të Narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *