• |
ide | kryesore

Ilir Meta josh Visho Ajazi Likën me Dekoratën e Artë të Shqiponjës

Lajme, Të fundit



Ish kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Visho Ajazi Lika u dekorua nga presidenti i Republikës Ilir Meta me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’. Sipas presidencës, motiv i dekorimit është “kontributi i veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës”. Edhe më parë, presidenti Ilir Meta nuk e ka fshehur simpatinë për ish kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika, megjithëse tashmë është publik pakti i tij me Edi Ramën. Para se të njihej me paktin e Visho Ajazit me Edi Ramën, Meta e takoi Visho Ajazi Likën. Në takim, presidenti e siguroi se ai mund ta vazhdonte i qetë detyrën deri në fund të mandatit. Por pavarësisht ofertës së Ilir Metës, Visho Ajazi Lika çuditërisht preferoi të zgjidhte atë të Ramës. Premtimi i kryeministrit ishte posti i ambasadorit të Shqipërisë në NATO. Mbeti mister në këtë histori, qëndrimi i Sali Berishës për marrëveshjen që bëri bashkëpuntori i tij i vjetër me Edi Ramën.

Bashkë me dekoratën që i vuri në gjoks Visho Ajazit, Meta ka liruar vendin e ambasadorit në NATO, duke larguar nga posti në të njëjtën ditë ish ambasadorin Leonard Demi.
Gjithsesi, Helidon Bendo, i përzgjedhuri i Edi Ramës për të drejtuar SHISH nuk gëzon të njëjtën dashamirësi nga kreu i shtetit. Presidenti Ilir Meta nuk e ka nxjerrë dekretin për emrin e Bendos, megjithëse kanë kaluar disa javë që kur Rama ia solli propozimin në zyrë.©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *