• |
ide | kryesore

Jonida Maliqi:Pse u divorcova pas kaq shumë vitesh

F1, Paparazzi, Slider



Ndarja e Jonida Maliqit me bashkëshortin e saj, Gent Prizreni, bëri bujë në mediat rozë para disa muajsh. 17 vite në krah të njëri-tjetrit, por këngëtarja dhe biznesmeni i njohur i kanë dhënë fund martesës së saj disa vjeçare dhe prej kohësh ata kanë nisur procedurat për divorc. Jonida është një nga ato personazhe që jetën e saj private e ka mbajtur gjithmonë të tillë dhe në lidhje me divorcin është treguar shumë e rezervuar për mediat edhe pse ky vendim për ndarjen nuk duhet të ketë qënë aspak i lehtë për këngëtaren.
Por ndërkohë e ftuar në “Top Albania Radio”, Jonida për herë të parë pranoi ta cekte këtë pjesë të historisë së saj.
“Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur, sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”-është shprehur ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *