• |
ide | kryesore

Rama dhe Basha në Bruksel/ A do ta ringjallin marrëveshjen e 17 Majit?

Lajme, Të fundit



Udhëtimi në të njëjtën ditë i Edi Ramës dhe Lulzim Bashës drejt Brukselit ka nxitur hamendësimet për një takim të mundshëm, që do ta ringjallte marrëveshjen e 17 Majit.
Vizita në Bruksel erdhi në një moment marrëdhëniesh të çtensionuara. Madje në ditët e përmbytjes u vu re një ndjeshmëri e pazakontë e Ramës për Bashën.
Kryeministri e falenderoi publikisht kreun e PD-së, disa herë brenda ditës. Si pretekst të këtyre falenderimeve, Rama gjeti “mundësinë” që i dha kreu i opozitës për të mbyllur shpejt seancën parlamentare të një dite më parë.
Në ditët para takimit, Rama kërkoi vazhdimisht ringjalljen e marrëveshjes së 17 Majit, që sipas tij ishte “në buzë të varrit”. Madje nga parlamenti, Rama i është drejtuar direkt Lulzim Bashës me fjalët: Lul do të ulesh sërish me mua në tryezë për një marrëveshje! Kryeministri shpjegoi në Ora Neës me Artur Zhejin se takimi me Bashën ishte “parashikimi llogjik i një procesi ku nevoja për të zgjidhur problemet e përbashkëta do të çojë përsëri qeverinë dhe opozitën në një tryezë”.
Në seancën e fundit në parlament, Partia Socialiste ishte gati të shkarkonte Klement Zgurin nga KQZ, që është dhe pjesa e fundit e mbetur gjallë e marrëveshjes së 17 Majit. Por në fund të seancës, për arsye që mbetën të fshehta, socialistët u tërhoqën nga nisma. Pas pak ditësh PS do të zgjedhë emrin e prokurorit të ri të përkohshëm. Qëndrimi i opozitës për emrin që kanë menduar socialistët do të tregojë shumë nëse mes Ramës dhe Bashës ka një marrëveshje të dytë apo jo.©Lapsi.al



2 Comments

  1. Lexoj cdo dite Lapsi.al ,ne disa raste bej dhe komente .Po pse e lexoj ?????? Per nje arsye te arsyeshme,lajmet i lexoj e i kuptoj ne te kunderten e asaj qe shkruhet e pretendohet si e vertete, keshtu mesoj te verteten.

  2. Do te kete nje marveshje per bashkqeverisje, per te bere reformat me 2/3-tat dhe per tu integruar. Celja e negociatave nuk behet me 1 qeveri te njeanshme ne te kundert kredo politike qe merr eshte e jashtzakontshme. Ndaj do te kete nje qeveri partneriteti. Qeveria e Integrimit.
    Me vjen keq per Meten qe doli out.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *