• |
ide | kryesore

Thaçi sulmon BE-në: Na imponuat Specialen, Serbia i meriton 100 Gjykata të tilla

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës nuk ka hezituar të drejtojë akuza ndaj BE-së as gjatë adresimit të tij para ushtarëve të FSK-së. Duke folur për Specialen tha se e njëjta iu imponua institucioneve të vendit. Kreu i shtetit tha se po të kishte drejtësi, Serbia do të duhej t’i kishte 100 gjykata të tilla.

“BE e ka imponu themelimin e saj, institucionet tona e kanë pranu një gjë të tillë.Mendoj se Specialja nuk do të arrij të bëj atë që proklamon. Sikur të kishte drejtësi të tillë 100 gjykata të këtilla do të duhej të bëheshin kundër Serbisë që janë kry në Kosovë e Ballkan”, u shpreh ai.

Thaçi madje i ka kritikuar edhe misionet e huaja. Tha se atyre u ka kaluar koha.

“Koha e misioneve të huaja në Kosovë është kaluar, jemi mirënjohës për punën e tyre, partneriteti i mirëfilltë funksion në mënyrë reciprok” shtoi ai.

Ai tha se duhet shikuar mirë misionin e Eulex-it. “Nëse deri tash kemi fol për tkurrje tash duhet të folim menjëherë për fazën përmbyllëse”.

As kësaj radhe, presidenti nuk hezitoi të flas për vizat. Vazhdon ta quaj të padrejtë izolimin për viza që po u bëhet qytetarëve të Kosovës./express



2 Comments

  1. evropa su imponoj asgje ju ja imponuat vetes u larguat nga e verteta ,dhe qendruat ne te paverteten lar popullit tuaj ,ku e paverteta ka cdo gje qe ju demton interesat e tjereve ,sikur ju te kishit perfaqesuar interesat e popullit ,ne unitet mendimi dhe veprimi do kishi zhbere padrejtesine ndaj jush ju keshtu keni favorizuar tjeret ne padrejtesi ndaj jush ,me pranimin e kesaje gjykate por perseri funksionimin apo jo te padrejtesise ne mezin tuaj mbeshtetjen dhe fuqin do ta gjeshe tek populli edhe ju keni te drejte qe ceshtjen ta kaloni ne referendum popullore dhe kur populli nuk e don ska fuqi qe te instaloje dicka qe populli se don ju jeni perfaqesues i popullit qe keni te drejten e mbrojtjes se interesave te popullit ky eshte mendimi im i lire

  2. vellau i erdogan dhe rames.pasi shiten bythen si kriminel , tash fajin ju ka BE.pse shite bythen e nenshkrove o pis qenefi negjmije,si rama mos i tha saliu te zgjidhte frroka,ndoka,prenga,dosha,rosha,tahira,balili,habila deputet,kryebashkiak e drejtora.vet i zgjodhet tash nenen popullit po i qini per fajin tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *