• |
ide | kryesore

2,5 ton drogë drejt Italisë, arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë në Durrës (Emrat)

Lajme, Të fundit



Dy punonjës policie në Pikën e kalimit kufitar, Durrës, një doganier në Doganën e Portit, Durrës, si edhe një agjent doganor janë arrestuar për kamionin me 2.5 ton drogë drejt Italisë. Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda është evidentuar se, për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali.
Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar gjithashtu ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishidhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila.

Një ditë më parë u arrestua Festim Lelaj, aktualisht nënkomisar në Komisariatin e Fierit është i cili u vu në pranga pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ai akuzohet e është koordinator i një grupi të trafikut të drogës që në janar të këtij viti ka trafikuar nga porti i Durrësit 2.5 ton kanabis sativa të fshehura në një kamion. Në pranga janë vënë po gjatë së martës edhe Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa.



2 Comments

  1. o derra qelbesira krymba qenefi,ne kok e goj te dhjer,RAMA,RUQI,XHAFA E TAHIRI I KAN URDHERUAR,krymbat si anonimus,shullazi,habilajt,toni kombinatit,bami gr,laraska etj vetem se kan ter e ngarkuar drogen.kafsh tek enveri lindet orangutan tek rama do vdisni.

  2. Si mund te ndalohet e te futet ne burg Doganieri A.K. kur i vetmi kamion i hyre per kontroll kishte vetem lende drusore dhe aspak droge?! Doganieri A.K. ka bere detyren ne menyren me korrekte te mundshme dhe pa e neglizhuar aspak detyren, per asnje moment. Kamioni me droge nuk ishte futur asnjehere per kontroll dhe Doganieri A.K. nuk kishte se si te fajesohej per nje nga kamionet qe nuk ishte futur asnjehere ne radhe per kontroll. Futja ne burg e Doganierit A.K., i mirenjohur per ndershmeri , ngjan njesoj si ngjarjet ne gjyqet e komunizmit kur te pafajshmit burgoseshin, kurse monstrat komuniste vazhdonin te ecnin ne rrugen e diktatures per te burgosur, fyer, diskriminuar, internuar e vrare eliten e popullit shqiptar.

    KUR I PAFAJSHMI HYN NE BURG SI NE KETE RAST, KJO TREGON SE KY ESHTE TURPI I RADHES I DREJTESISE SE AQPERFOLUR SI E KORRUPTUAR NE SHQIPERI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *