• |
ide | kryesore

Akti i fortë/ Trump njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, myslimanët kundër

Kryesore, Planet



Presidenti amerikan Donald Trump ka njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe ka njoftuar se në këtë qytet do të vendoset selia e re diplomatike e SHBA-së.

Trump e ka komunikuar këtë njoftim përmes një një dalje për mediat nga Shtëpia e Bardhë. Ndonëse ai u kujdes të thoshte se nuk po marrim asnjë pozicion me këtë vendim, njohja e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit do të shkaktojë shumë debat jo vetëm në botën arabe, por edhe me gjerë.

Më herët sesa Trump të dilte për të njoftuar këtë vendim, Departamenti Amerikan i Shtetit u kishte nisur një kabllogram të gjitha përfaqësive diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës anembanë botës, ku iu kërkohet zyrtarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme drejt Izraelit, Jeruzalemit apo Bregut Perëndimor deri më 20 dhjetor. Lajmi u publikua nga agjencia e lajmeve ‘Reuters’. Ndonëse nuk specifikohej arsyeja e kësaj kërkesa, është e kuptueshme se në rajon pritet të ketë tensione për shkak të vendimit të Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Plot 70 vite më parë, pas fundit të dhunshëm të sundimit britanik, kur OKB-ja votoi për ndarjen e Palestinës në shtete hebraike dhe arabe, Jeruzalemi u përkufizua si entitet i veçantë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.

Por në luftën e 1948-s, ai u nda si Berlini gjatë Luftës së Ftohtë, në pjesën perëndimore e lindore, respektivisht nën kontrollin e izraelitëve dhe jordanezëve. 19 vite më vonë, në qershor të 1967-s, Izraeli pushtoi pjesën lindore, duke zgjeruar kufijtë e qytetit e duke e aneksuar atë, në një akt që nuk u njoh kurrë ndërkombëtarisht.

Njohja lidhet me çështje më të mëdha të territorit dhe paqes, e përplaset me kërkesat e palestinezëve që Jeruzalemi lindor të bëhet kryeqyteti i shtetit të pavarur palestinez. Vendimi i ri i Trump nuk do të pritetet mirë nga Palestina dhe shumë vende të tjera të botës arabe, përfshi këtu edhe aleatin e rëndësishëm në NATO, Turqinë. Sinjale kundër këtij vendimi kanë dhënë edhe vendet e BE-së.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *