• |
ide | kryesore

Analiza/ Loja në kulisa për kryeprokurorin e ri

Kryesore, Lajme



Përfundimi këtë të enjte në 7 dhjetor, i mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka futur në një konflikt të nxehtë PS dhe opozitën në lidhje me mënyrën se si duhet zgjedhur pasardhësi i tij. Dje në disa media u përhap deklarata e një diplomati të huaj anonim – thuhej se bëhej fjalë për ambasadën amerikane- që kërkonte zgjedhjen e shefit të ri të akuzës me një shumicë të thjeshtë parlamentare. Pra vetëm me votat e Edi Ramës. Ndërkaq mësohet gjithashtu se komisionit të ligjeve të parlamentit që do të mblidhet për të shqyrtuar këtë çështje i është drejtuar një memo nga Drejtoria për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura në Kuvend. Në këtë dokument mbrohet ideja e kundërt, pra ajo e 84 votave. Drejtoria e Kuvendit interpreton se nuk mund të merret për bazë ligji organik për prokurorinë, por duhet të referohemi te Kushtetuta dhe pasuesi i Llallës duhet të zgjidhet me 84 vota.

E gjithë kjo përplasje bëhet edhe më e ashpër, sepse ndryshimet e reja që u bënë në kuadër të reformës në drejtësi parashohin një procedurë tjetër për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm: Ato sanksionojnë se ai duhet të zgjidhet përmes Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mirëpo, si pasojë e zvarritjeve (emrat nga shoqëria civile për ngritjen e KLP nuk janë paraqitur) ky organ i ri nuk është themeluar ende.

Atëhere mbështetësit e socialistëve i kanë thirrur në ndihmë nenit 19/2 të ligjit për prokurorinë i cili shpjegon se si mund të zgjidhet kreu i akuzës kur ende nuk është ngritur KLP-ja. (shiko nenin poshtë faksimile.)

Madje, ata, nenin e mësipërm e interpretojnë sipas mënyrës së tyre.

Shprehja me “vendim të Kuvendit”, pa u cilësuar shumica, nënkupton faktin që ky Kryeprokuror i përkohshëm mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë (shumica e votuesve), pra teorikisht është e mjaftueshme që në momentin e votimit të jenë në Kuvend 71 deputetë mbi 140 dhe, nga këta, 36 deputetë mund të zgjedhin kryeprokurorin, thonë juristët pranë PS.

Mirë po ky interpretim ngre disa pikpyetje: Sa kohë do të zgjasë ky mandat i përkohshëm? A mund të shkojë ai pafund nëse Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk formohet (teorikisht) edhe për disa vite? A mos është kjo një manovër që PS në kulmin e aferave të kontrollojë prokurorinë?

Kundër një zgjidhjeje të tillë janë demokratët. Ata, përpos argumentave politikë mbështeten edhe në kushtetutë. Sipas juristëve të tyre fryma e ligjit themeltar të shtetit bie ndesh me arsyetimin që bëjnë socialistët.

Në nenin 148/a të kushtetutës parashikohet zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit” (shiko faksimilen Poshtë).

Pra nëse kushtetuta e ka taksative se kryeprokurori duhet të zgjidhet me Konsensus të gjërë, a mund ta zhbëjnë socialistët këtë frymë duke zgjedhur një shef akuze që u duhet atyre?

Kjo është pyetja kryesore e këtij debati. Sipas juristëve të pavaruar: Ligji për prokurorinë, vakumi i krijuar nga mosngritja e KLD-së dhe kushtetuta kanë lënë një vakum për mënyrën se si mund të zgjidhet një prokuror i përkohshëm. Prandaj nëse deputetët e Ramës vendosin me kokfortësi të zgjedhin në mënyrë të njëanshme kryeprokurorin e përkohshëm, nuk do të jetë çudi që çështja të shkojë në gjykatën Kushtetuese e cila do të duhet të vendosë a do të zgjidhet me shumicë të thjeshtë apo me 2/3 pasardhëi i Adriatik Llallës.

©Lapsi.al



2 Comments

  1. Skemi nevoje per kushtetute ne.sa te kemi ambasadorin donald mao cedin shkojme nga fitorja ne fitore.fjalet e tij jane te shenjta.rrofte donaldi,rrofte edvini,rrofte shoku gramoz.shqiperia ne djall le te shkoje,vetem keta dhe soji e sorollopi i tyre te jene mire.ne te tjeret le te vdesim.

  2. O ujku i debores qe me ngjan me leprin e fushes,me kete teori te ka mesu baba Sale ty, vetem ai di te shkaterroje shtet dhe kur e ka e kur sja var njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *