• |
ide | kryesore

Arrestohen specialistët e qenve në portin e Durrësit, kaluan 2.5 ton kanabis

Lajme, Të fundit



Për kamionin e kapur në Ankona me 2.5 ton kanabis, autoritetet italiane sollën në Shqipëri dosjen me të dhënat për të arrestuarin Dhimo Koraj. Kanabisi u sekuestrua në janar në Ankona, ndërsa arrestimet e bashkëpuntorëve të trafikut të drogës u ekzekutuan një vit më pas. Mes të arrestuarve janë edhe dy policë që kishin si detyrë trajnimin e qenëve që kontrollojnë mjetet për kanabis. Bashkëpunimi me këta dy persona ka bërë të mundur kalimin e kamionit të ngarkuar me një sasi aq të madhe droge. Policia ka zbardhur emrat e të gjithë të arrestuarve që u përfshinë në trafik.

TE ARRESTUARIT

· Më datë 05.12.2017, u ndalua shtetasi Agron Kapllani, 51 vjeç, banues në Durrës, ish punonjës policie, trup shërbimi, shoqërues qeni në Portin e Durrësit, për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Neni 283/a/2 i Kodit Penal. Përjashtuar nga Policia e Shtetit më datë 18.07.2017.

· Më datë 05.12.2017, u ndalua shtetasi Gëzim Dervishi, 59 vjeç, banues në Durrës, ish specialist në trajtimin e qenve të shërbimit në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Neni 283/a/2 i Kodit Penal. Përjashtuar nga Policia e Shtetit më datë 28.07.2017.
Policia Italiane ka arrestuar në flagrancë shtetasin Shqiptar Dhimo KORAJ, i cili shoqëronte kaminon në Portin e Ankonës, ndërsa në listën e pasagjerëve figuronte si shofer i këtij kamioni i nisur nga Durrësi më datë 09.01.2017, shtetasi Demo PROGONATI, 46 vjeç, lindur në Progonat dhe banues në Fier.

· Më datë 04.12.2017, u ndaluan shtetasit Skënder Siqeca, 53 vjeç dhe Arbi Mustafa, 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

· Më datë 05.12.2017, u ndalua nga SH.Ç.B.A, shtetasi Festim Lelaj, 47 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier.

· Më datë 06.12.2017, u ndalua shtetasi Altin Katundi, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Doganier në Portin e Durrësit.

· Më datë 06.12.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Mikail Hila, 28 vjeç, banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Po në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit e mëposhtëm:

· Më datë 15.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Demo Progonati, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në bashkëpunim.

· Më datë 07.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Euron Hoti, 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve”. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

· Më datë 21.06.2017, u ndalua shtetasi Malton Lleshi, 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

· Më datë 28.11.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Aurel Lazaj, 32 vjeç, banues në Vlorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *