• |
ide | kryesore

Berisha nxjerr FOTOT: E vërteta e përmbytjeve në Vlorë

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mkbrëmjen e së mërkurës disa foto të dërguara nga një qytetar nga Vlora. Sipas tij shkak i përmbytjeve nga Vjosa në këtë qark është mospastrimi i kanaleve të kullimit ndryshe nga ajo që thotë qeveria dhe kryeministri Rama që fajësojnë reshjet.

“Si Pilati apo pas pas pilafit! Noriega çdo dite deklaronte: Kete vit u permbytem me pak se pastruam kanalet! E verteta eshte se kete vit permbytjet ishin ne siperfaqe dhe banesa te permbytura, ne ura dhe shkolla e objekte te tjera te shkaterruar 20-100% me te medha kete vit. Qytetari dixhital dergon fotot e pastrimit por pas permbytjeve te kanaleve ne fshatin Fitore” – shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Sipas mesazhdërguesit janë harxhuar 7 milionë euro në investime për të parandaluar përmbytjet, por vetëm 3 ditë ra shi dhe u përmbytën mijëra hektarë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *