• |
ide | kryesore

Emrat/ Kandidaturat e socialistëve për kryeprokuror të përkohshëm

Lajme, Të fundit



Nesër përfundon mandati i Adriatik Llallës. Po nesër, Komisioni i Ligjeve nis punën për ta zëvendësuar. Në një memo të brendshme, juristët e Kuvendit u parashtrojnë deputetëve të gjithë skenarët e mundshëm që parashikon ligji dhe emrat e kandidatëve që mund të zgjidhen një prokuror të përkohshëm deri sa të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Sipas ligjit (shiko shkrimin poshtë) Kuvendi vendos që funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm i kryen prokurori me më shumë eksperiencë që përmbush kriteret ligjore.

Kriteret kanë të bëjnë me vitet e punës, titujt shkencorë, etj njofton Top Channel që e ka lexuar këtë memo.  Prokurorët me më shumë eksperiencë janë Thoma Jano dhe Adnan Kosova, të dy prokurorë në organin qendror të akuzës. Por asnjëri prej tyre nuk ka gradë shkencore.

Mes atyre që kanë gradë shkencore është Ferdinand Elezi, i cili ka një karrierë nga policia e Sarandës dhe Kavajës, në prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrësit. Titull shkencor ka edhe Henrik Ligori, prokuror te Krimet e Rënda, bashkëshort i ish-deputetes socialiste Shegushe Ligori. Më pas, kemi prokurorë me titull shkencor të dalë nga shkolla e magjistraturës. Dritan Rreshka, te Task Forca e Tiranes, apo Olsi Çela, te krimet e rënda.

 

 



1 Comment

  1. Mire do ishte te zgjidhnin Henrik Ligorin pasi ai nuk mbante dot gruañ e vet jo me krimin. Sidoqofte Xhafajt do ti sherbeje se e jane mik familje…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *