• |
ide | kryesore

Familjarët e shqiptarit të arrestuar në Turqi mohojnë lidhjet me gylenistët

Lajme, Të fundit



Nëna e Mariglen Debrovës, që u arrestua pak ditë më parë në Ankara, bashkë me bashkëshorten turke, me pretendimin se ishte bashkëpunëtor i Gylenit, ka adresuar një apel ndaj autoriteteve. Ajo pohon për Balkanweb se nuk e di arsyen se përse është arrestuar i biri ku shton se djali i saj nuk merret me asnjë veprimtari të paligjshme.
“Për tim bir Mariglen Debrova dhe bashkëshorten e tij që janë vënë në pranga kemi mësuar rreth dy javë më parë nga një i njohuri ynë nga Cërriku. Fëmija e tyre, nipi im, është te gjyshi nga nëna sepse nusja është shtetase turke. Deri tani nuk kemi asnjë kontakt me djalin që nga java e fundit e muajit nëntor. Mediat thonë se djali dhe nusja janë arrestuar nën akuzën si bashkëpunëtor i Gylenit por as që behët fjalë të jenë ngatërruar me gjëra të paligjshme. Ata janë të mrekullueshëm dhe shumë korrektë në jetën dhe punën e tyre.”, shprehet ajo.



1 Comment

  1. Po ca do te thote: Mohojne lidhjet me gylenistet?!! Po Gyleni nuk eshte kucedra mer dak dhe nese Erdogani ka porbleme me Gylenin ka vetem erdohani e jo bota. Ai po rri ne USA dhe ka shkolla ne gjithe boten..nese do kishte probleme do i kishin mbyll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *