• |
ide | kryesore

Hajdutët e dyerve në Vlorë, një i arrestuar, një tjetër në kërkim

Lajme



Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Çmontimi”, duke vënë në pranga një person, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër. Sipas policisë, personi i arrestuar është shtetasi Maringlen Lalaj, 29 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me shtetasin A.B., ( i cili është shpallur në kërkim), janë autor të vjedhjeve së disa dyerve (duralumin), të pallateve në lagjet ”Hajro Çakerri” dhe ”Pavarësia”, ngjarje të ndodhura në datat 2 dhe 5 Dhjetor 2017. Këta shtetas dyert e vjedhura i shisnin për qëllime përfitimi material.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *