• |
ide | kryesore

Rama fton Bashën në tryezë për Prokurorin e Përgjithshëm

Lajme, Të fundit



“A mund të kemi një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Përgjithshëm, si pikënisje të një Pakti Kombëtar për Europën që duam?” Keshtu i drejtohet opozitës Edi Rama një koment të gjatë në rrjetet sociale për çështjen e zgjedhjes së një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm pas skadimit të mandatit të Adriatik Llallës.
“Nuk dua të bëj asnjë gjyq publik të qëndrimit të derisotëm të opozitës, sepse nuk e kam gjëkundi qëllimin të tregoj këtu pse ne po bëjmë gjënë e duhur për vendin, teksa opozita po bën gjënë e gabuar duke e goditur vendin në gjuhë të huaj. Dua vetëm të arsyetoj ftesën publike për opozitën që të paktën në gjashtë muajt e ardhshëm, t’i vihemi në dispozicion së bashku përpjekjes për të siguruar çeljen e negociatave, duke bashkërenduar nismat e veprimet e nevojshme për ta çuar jo qeverinë, po Shqipërinë në fitoren e kësaj sfide të vështirë, por krejtësisht të mundur tanimë” – shkruan Rama.
“Momenti kur diskutohet për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm, është sipas meje momenti i duhur për të diskutuar, jo thjesht daljen nga situata e fundmandatit të prokurorit në detyrë dhe hyrjen në fazën e nje mandati te përkohshëm me një prokuror të përkohshëm, po nisjen e një faze të re bashkepunimi mes qeverisë e opozitës në vigjilje të vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Unë i di mirë besoj pikat ku opozita ndahet me ne, po besoj e di mirë edhe çdo përfaqësues i opozitës qe ka lidhje me partnerët ndërkombëtarë, se ata nuk e aprovojnë ekspozimin në gjuhë të huaj të dasisë së egër të politikës tonë të brendshme. Dhe jo vetëm nuk e aprovojnë, por ka ndër ta që e përqeshin dhe e përdorin si argument, për ngurrimin e tyre të brendshëm qe të aprovojnë çeljen e derës së negociatave për Shqipërinë” – shkruan Rama.
“Natyrisht opozitës nuk i kërkon kush qe të heshtë, aq më pak mund të më shkojë mua në mendje diçka e tillë. Çka unë i kërkoj opozitës është të konsiderojë pa humbur kohë ftesën që të ulemi në tryezë për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të bëjmë një Pakt Kombëtar për Europën që duam. Të thjeshtë, të qartë dhe serioz. Me disa hapa të përbashkët drejt çeljes së negociatave (dhe pse jo edhe përtej nëse ka mundësi në rrugën e arsyes), si shprehje e vullnetit të mirë për ta vënë Shqipërinë mbi partitë dhe axhendën e përbashkët kombëtare mbi axhendat e përveçme të politikës së ditës” –shprehet Rama.
Sipas Ramës kjo do të ishte rruga më e arsyeshme për të mos përdorur kartonat e shumicës së thjeshtë në çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të mos i lënë asgjë mangut përpjekjes për t’i çelur negociatat për anëtarësim.



4 Comments

  1. Po bete pakt ju do themi te keqen e Llalles ne!
    Po ti je nje super intrigant dhe lavazhjer truri i shkelqyer.
    Te lumte o mashtrues

  2. Nqs se pd terhiqet ne kurth perseri nga ky budalla shpirtzi le te shkojne te gjithe te bejne harakiri.vetem ilir meta i vjen hakut ketij bastardi se e njeh me mire nga te gjithe(megjithese eshte super hajdut) por ne krahasim me ramen likja eshte burre shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *