• |
ide | kryesore

Në fundjavë Rama mbledh qeverinë në Shkodër, prezanton edhe drejtorët e disa institucioneve

Lajme, Të fundit
qeveria.jpg



Mbledhja e radhës e Qeverisë do te jete serish jashte kryeqytetit. Mësohet se të premten dhe të shtunën kryeministri Rama do të mbledhë ministrat e kabinetit te tij qeverises në qytetin e Shkodrës.

Pritet që mbledhja mes tyre të mbahet në ambientet e muzeut “Marubi”, ku do të diskutojnë dhe do të marrin vendimet e radhës të Këshilli të Ministrave. Kryeministri Rama gjatë qendrimit në Shkoder do të bëjë prezantimin e disa drejtuesve të ri të institucioneve. Gjatë qendrimit në metropolin verior do të shpalosen edhe disa prej projekteve që do të investohen në qarkun e Shkodres.



1 Comment

  1. Nga axhenda e Rames:
    Ne Janar mbledhje qeverie nga Poli i Veriut. Ne Shkurt mbledhje qeverie dypaleshe Shqiperi- Shba direkt nga Hawai dhe ne Mars prezantimi i armatimeve te renda shtetit mik te Korese se Veriut…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *