• |
ide | kryesore

PD kërkon ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar menjëherë sot me anë të letre drejtuar Kuvendit ku thuhet se shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi është antikushtetues, shorti i programuar ditën e enjte dhe se Kryetari i Kuvendit po zhbën kriteret ligjore për kandidatët pasi qëllimi i PS-së është kapja e e organeve të reja të drejtësisë.
Sipas PD-së, “KED nuk mund të zgjidhet pa ngitjen e organeve qeverisëse të drejtësisë, KLGJ-KLP ndaj PD-ja kërkon ndërprerjen e menjëhershme të procedurës antikushtetuese dhe të merret opinioni i Këshillit të Legjislacionit.”
Reagimi i PD ka ardhur pasi Kuvendi i Shqipërisë ka caktuar hedhjen e shortit të enjten për 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED.
Ata do të zëvendësojnë anëtarët e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi. (KEPD) dhe janë 2 nga Gjykata Kushtetuese, 1 nga Gjykata e Lartë, 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 gjyqtarë dhe 2 prokurorë nga Apeli dhe 1 gjyqtar nga Gjykata Administrative.
Për hedhjen e shortit kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë. Ndaj Partia Demokratike ia kashprehur këtë qëndrim Kryetarit të Kuvendit nëpërmjet një letre nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Edmond Spaho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *