• |
ide | kryesore

“Sakrifikohet” Lindita Nikolla: Do jap rrogën time për familjet e prekura nga përmbytjet!

Lajme, Të fundit



Lindita Nikolla duket të jetë prekur thellë nga situata e përmbytjeve që përfshiu vendin pak ditë më parë. Në një takim me drejtorët e shkollave ajo ka deklaruar se do të sakrifikojë rrogën e saj për familjet e dëmtuara nga përmbytjet.
“Kemi vendosur në dispozicion numrat e llogarive për ata që mund të ofrojnë ndihmë. Unë dedikoj rrogën mujore për të prekurit nga përmbytjet” deklaroi Nikolla. Por sa para mund të shkonin në një muaj nëse të gjithë ministrat dhe zv.ministrat e qeverisë do të “sakrifikonin” edhe ata rrogën për familjet e përmbytura?
Qeveria e re ‘Rama 2’ me 13 ministra plus kryeministrin dhe zv/kryeministren si dhe 33 zv/ministra i kushton buxhetit të paktën 77 milionë lekë, vetëm paga në një muaj. Këtu nuk llogariten dietat apo shpenzimet e tjera për udhëtime, të vetëm këtyre e jo stafit mbështetës.
Nga të dhënat zyrtare mësohet se paga bruto e kryeministrit në një muaj është 228.730 lekë, ndërsa ajo e zv/kryeministres Senida Mesi 187.610 lekë.
13 ministrat e qeverisë “Rama” do të kenë pagë prej 174.760 lekë në muaj, ndërsa paga e zv.ministrit është 153.300 lekë.
Në total, vetëm kryeministrit, ministrat dhe 33 zv/ministrat i kushtojnë shqiptarëve afërsisht 1 miliardë lekë në vit.©Lapsi.al



2 Comments

  1. na kalle lindterri nikolla,po ti per seks mesuasja te ka paguar dy fishin qe te punsohen.dhe ato shkolla te mjera i bere shtepi publike ku orgji bejn roshet,frroket e doshet.ministraja e sekset neper shkolla.

  2. Goxha sakrifice ka bere ministrja.do jene nga ato leket e punesimeve qe ndante me badigardin kjo bushtra hipokrite.bejne dhe si njerez me virtyte keto hiena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *