• |
ide | kryesore

Vendimi i KQZ-së, kush është deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Elena Xhina është deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë. KQZ i ka dhëne Xhinës mandatin deputetes së qarkut të Elbasanit nga radhët e PDIU.
Për dhënien e mandatit të deputetit te Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës së listës shumemërore të subjektit “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet”, Qarku Elbasan, zj. Elena Xhina.” – bën me dije KQZ.

Elena Xhina, ishte e treta në listën e kandidatëve për deputet nën siglën e PDIU në qarkun e Elbasanit. Ajo do të zëvendësojë Bujar Muçën, pas dorëheqjes së kwtij të fundit.Muça është avokate dhe e ka ushtruar për 10 vjet kwtw profesion, ndërsa për 2 vjet mban postin e nënkryetares së Këshillit të Qarkut Elbasan.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *