• |
ide | kryesore

Analiza/ Çmimi që po paguan Basha me ShBA dhe BE

Kryesore, Lajme



Edhe njëherë ambasada e ShBA dhe përfaqësia e Brukselit në Tiranë kanë dalë hapur në mbrojtje të qëndrimeve të qeverisë duke i rënë këtë herë në qafë kushtetutës së vendit dhe duke mbajtur një qëndrim po aq flagrant sa ai i mbylljes së syve për Lulzimin e kanabisit. Lidhur për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohëshën, ata kanë dalë në krah të vullnetit të Ramës për ta zgjedhur pasardhësin e Adriatik Llallës me një shumicë të thjeshtë socialiste. Fillimisht ka folur ambasadori Lu: “Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin” tha ai. Pak kohë më parë dy organizmat e astistencës ligjore të ShBA dhe BE i patën propozuar Kuvendit të Shqipërisë që Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë, Pikërish këtë thekson edhe Lu. Prapa nuk ka mbetur as kroatja Vlahutin.

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konrmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”– thuhet në deklaratën e e prezencës së Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Pra është e qartë se edhe njëherë më shumë përfaqësuesit diplomatikë të uashintonit dhe Brukselit janë renditur kundër Bashës, pavarësisht se në pamje të parë kushtetuta e vendit që prevalon mbi çdo ligj tjetër i jep më shumë të drejtë pretendimeve të PD-së.

Pyetja është se përse ndodh kjo?

Ndoshta Lulzim Basha po paguan imazhin e keq kur partia e tij bëri çështë e mundur të pengonte reformën në drejtësi. Mobilizoi figura të lartë të departamenti të shtetit dhe politikanët më në zë të europës t’i mbushnin mendjen që të votonte reformën. Ndoshta që atëherë ai ka marrë njollën e atij që pengon atë. Dhe kjo po e djeg edhe tani kur duket sikur ka të vërtetën me vete dhe kur po lëshon alarmin se Rama do të kapë Prokurorinë, në një kohë që ajo po heton dosjet e njerzve të tij më të afërt.

©Lapsi.al



7 Comments

  1. Bushati “i bie nga Kina”. Po jo a derezi eshte fare e thjeshte (jam i bindur qe e di kaq gje). Edhe Lu-ja si perfaqesues i administrates se Obames edhe Vllahutin e liberaleve anti demokrate e komuniste te Brukselit edhe Rama jane te gjithe nga stani i Soros dhe do perkrahin njeri tjetrin. Eshte si ne nje mbledhje te ish Partise se Punes, ku organizata e Partise ka marre vendime, dhe nuk mund ti kundervihet askush se te ben gjemen. Lu-ja eshte ne kundershtim me programin e Trump, sepse administrata e tij ka denoncuar perdorimin e fondeve nga USAID per programet e Soros. Dhe pikerisht krahas financimit te Soros per te ashtuquajturen “reforme ne drejtesi” ka hedhur para edhe USAID. Jo vetem kaq por kinezi Lu ka dale me parulla para parlamentit per te perkrahur kete palo reforme. Dmth te gjithe keta pjerdhin ne nje poc. Duke vene ne jete kete fare reforme patjeter qe qellimi nuk eshte te behet drejtesi por te goditet kushdo qe nuk eshte ne krahun e Soros. Keta jane njerez shume te rrezikshem, pjese e nje sekti shume te rrezikshem qe jane ne nje linje me ata qe drejtojne Brukselin dhe deri dje Washingtonin. Sherbimi diplomatik i ShBA nuk eshte pastruar ende nga keta sherbetore te Soros.

  2. Mos ofendoni aleatet me madheshtore te kombit shqiptar duke u nisur nga muhabete pordhacesh politike majtas dhe djathtas.Amerikont nuk e rruajne ate mikun as per politikane te majte dhe as per politikane te djathte ,por interesohen vetem per te miren e kombit shqiptar. Merruni me muhabete mejhanesh partiake majtas djathtas sepse mbi 99 % e shqiptareve te thjeshte respektojne vetem shba.

    1. uk ti je vetem nji krymb qenefi,pret ende nga mao LU ce duni,gruja e miladin popoviqit e titos vllahutin te ti ndertoi punet. shqiperin nuk ta bejn te huajt por e ndertobn vet..jo o bastarda merrni shembull kroatet,sllovenet .kujton se i han palla ca serbo rusve si koqijanqiq,fajon,kukan,vllahutin per shqiperin ose ca mao LU ce dunve e qu en LY per shqiperin.keta te dy kan stacion beogradin si rama tek vuqiq.me mbi 10 mij ton kanabis ne 4 vite blen dhe trump e ivanken e lere mogerinin apo fajon.sidomos kur nji jahudi hungarez ssorros eshte i perfshir.nuk e shef spiropela,erionka,shalsa,gjaqka ter mjafi esht ne pun.

  3. Disa gjera i dine secili njeri qe ka dy fije shkolle e mend.Kush normal nuk e din se Basha e Berisha e kundershtuan dhe e penguan ashiqare sa munden reformen ne drejtesi.Kush normal nuk e din se drejtesia shqiptare prokurori e gjykate ishte tere kohen ne doren e Berishes i cili pengoi zbatimin e drejtesise per vrasje e korrupcion madje edhe per vrasje te shumefishte si Gerdweci e 21 Janari.JU washingtoni e Brukseli por edhe Bangladeshi e ka kuptuar se gjithe kjo katrahure me qadra ,bojkote e protesta ishte per te penguar reformen e drejtesise ,madje edhe kjo qeshtja e kryeprokurorit.Permes mbajtjes se Llalles ne kete post po perpiqen te pengojne aq sa munden zbatimin e reformes dhe fillimin e funksionimit te drejtesise ne baze te reformes se re.Kjo eshte arsya pse SHBA-te dhe Be-ja ,jo Lu e Vlahutin por shtetet qe ata perfaqesojne perkrkrahin jo Ramen por funksionimin sa me te shpejte te shtetit te se drejtes .Funksionimin e drejtesise se re.Kjo i trishton Berishen e Bashen sepse kane llogari te pa mbylluara madje edhe jete te pafajshme ne shpine e drejtesia do te jete e pameshirshme.Llalla,Zaganjori,Gjin Gjoni e qindera pinjolle e argate te Berishes do gjenden prapa hekurave bashke me boset e tyre.

  4. Ore njerez Keta nderkombetaret nuk jane etalon i drejtesise ato punojne püer vete. Si mund ta leshojne Ramen keta kur kane investuar kaq shume ke ky. Si te thote Lu apo Vlahutin qe Rama eshte Kriminel qe merret me Kanabis. Amerika vetem kur i cenohen interesat e veta te heq. Po si cenove Interesat Amerikes nuk i rruhet fare qofsh krimineli me i madh ne bote. Shikoni shembujt ne Bote kane ndihmuar me vite gjithe diktatoret me te eger vetem kur keta i kane dale kunder i kane rrezuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *