• |
ide | kryesore

DEKLARATA/ Donald Lu i jep një dorë socialistëve për shkarkimin e Adriatik Llallës

Lajme, Të fundit



Në kulmin e debatit për zgjedhjen e një Prokurori të ri të Përkohshëm, ambasadori amerikan Donald Lu ka thyer heshtjen me një deklaratë që nxit largimin e Adriatik Llallës nga prokuroria.
“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin” është deklarata e shkurtër dhe e qartë e ambasadorit amerikan.
Dy misionet që asistojnë Shqipërinë në fushën e ligjit, ai i Bashkimit Europian, Euralius dhe ai i Shteteve të Bashkuara OPDAT, sugjeruan që Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm të zgjidhet nga Parlamenti. Sipas Euralius dhe Opdat ky Prokuror i Përgjithshëm i përkohshëm do të mund të zgjidhet edhe me vetëm 36 vota.
Juristët e huaj saktësuan se parlamenti nuk ka autoritet kushtetues, ose ligjor që të zgjasë mandatin e kryeprokurorit aktual, pas skadimit të mandatit të tij.©Lapsi.al



2 Comments

  1. kurva ,kinezi lu eshte kryemafjozi dhe kryeqelbesira e ketij vendi ,opozita duhet te refuzoje dhe te nderpresi cdo marrdhenje me te dhe ta diskretitoje megjithe faktet qe ka ne dispozicion .ky super kriminel e mafjoz kinez nuk identifikohet me ameriken dhe amerikanet.

  2. Hiqeni A. Llallen , roja i dosjeve te korrupsionit,PS,LSI ,PD,nga ku eshte bere miljarder!
    Keni vjedhur shtetin dhe shqiptaret per 27 vjet me keta bandita prokuror te shitur.
    Te qofsha fale Amerike!
    Faliminderit Zoti Lu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *