• |
ide | kryesore

Dritan Leli 66 milion lekë tender për makinë, reagon bashkia Vlorë: E anuluam

Lajme, Të fundit
dritan-leli-kandidat-i-ashe-per-vloren-foto-harilla-koci_1496927205-9654938.jpg



Pas lajmet se bashkia e Vlorës kishte hapur një tënder për blerjen e një makine me vlerë prej 66 milionë lekësh, ky istitucion bën me dije se e ka anuluar këtë tender. Në një dokument të publikuar nga Tpz.al, thuhej se tenderi në fjalë kishte objekt “blerje makine për administratën”, me një fond limit 6.666.667 lekë pa tvsh, ndërsa kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është deri në 10 ditë nga lidhja e kontratës.

Ndërkohë sot Gazeta Express u interesua pranë Bashkisë së Vlorës për të mësuar më shumë rreth qëllimit të blerjes së kësaj makine, ku në fakt vlera e saj ishte shumë e madhe. Përfaqësues të Bashkisë së Vlorës i thanë Gazeta Express se tenderi në fjalë është anuluar nga vetë kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Sipas tyre, një nga arsyet që Leli e ka anuluar tenderin, ka qenë edhe shuma e madhe prej 66 milionë lekësh që do të blihej kjo makinë. Anulimi i këtij tenderi është pasqyruar edhe në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike.

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *