• |
ide | kryesore

Kryeprokurori i ri/ Në Tiranë PS e ‘përjashton’, Rama nga Sofia: Të kemi një zgjedhje të mirëkuptuar me opozitën

Lajme, Të fundit



Ndërkohë që në Tiranë PS miratoi procedurën për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri pa opozitën, nga Samiti në Sofie, kryeministri Edi Rama jep të tjera qëndrime. Ai ka dhënë në prononcim për mediat shqiptare në lidhje me çështjen e zgjedhjes së kryeprokurorit të Përgjithshëm.

Teksa më herët ai i bëri ftesë kreut të opozitës që të ulën për të diskutuar, Rama theksoi edhe se ‘ftesa është për një pakt kombëtar për Europën, në funksion të çeljes së negociatave si një stacion i Shqipërisë dhe jo i qeverisë vetëm, dhe për ta shfrytëzuar këtë çështje të Prokurorit të Përgjithshëm si një pikënisje të rëndësishme duke u nisur nga fakti se, pavarësisht se ne kemi mundësinë kushtetuese të një zgjedhje me shumicë të thjeshtë, të krijojmë kushtet që të kemi një zgjedhje të mirëkuptuar me opozitën dhe nga ana tjetër që opozita të përfshihet plotësisht në procesin e mbështetjes së Shqipërisë për të çelur negociatat”.

Pra nga Sofia, Rama tha se pavarësisht se mazhoranca e ka mundësinë për një zgjedhje me shumicë të thjeshtë, do të krijojë kushtet që kjo zgjedhje të jetë në mirëkuptim me opozitën. Kjo deklaratë e Ramës bie ndesh me atë që po bën mazhoranca dhe partia e tij, duke vazhduar e vetme, pa opozitën, drejt zgjedhjes së kryeprokuorit të ri të përkohshëm. Nga ana e saj, opozita është shprehur se kjo që po bën PS është një tentative për kapjen e kryeprokurorit në mënyrë që të përdoret për të mbyllur dosjet trafikut të narkotikëve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *