“France Football”, për të dytin vit radhazi ka vendosur që Cristiano Roanldo të jetë futbollisti më i mirë në botë. Portugezi kështu mposhti dy rivalët e viteve të fundit Leo Messi dhe Neymar.
Ronaldo tashmë ka fituar Topin e Artë të pestë në karrierë, duke u barazuar me Messin, që ka po aq tituj. Gjatë sezonit të kaluar Ronaldo triumfoi me Real Madrid në La Liga, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe të Spanjës.