• |
ide | kryesore

Propozimi/ Ku fshihet kurthi i ftesës së Ramës për Bashën

Kryesore, Lajme



Kryeministri Rama ka shprehur të mërkurën në mbremje vullnetin e tij politik për një marrëveshje të re me kreun e opozitës. I sapo ardhur nga Brukseli, me një gjuhë në dukje të moderuar ai i ka kërkuar Bashës të ulen së bashku për të zgjidhur ngërcin e zgjedhjes së kryeprokurorit kalimtar në mënyrë që t’i hapet rruga integrimit sa më të shpejtë të vendit në BE dhe celjes së pritshme të negociatave.
Deri këtu duket sikur Rama është i moderuar, tolerant dhe konstruktiv.
Por për të kuptuar më mirë qëndrimin e tij duhet njohur debati i deritanishëm juridik për mënyrën se si do zgjidhet shefi i institucionit të akuzës. Socialistët, të mbështetur nga disa specialistë ndërkombëtarë kanë mbajtur qëndrimin se derisa prokurori i ri nuk zgjidhet dot sipas mënyrës që ka përcaktuar reforma në drejtësi, sepse institucionete saj nuk janë ngritur ende, atëhere duhet zgjedhur një kryeprokuror kalimtar me një shumicë të thjeshtë, pra vetëm me votat e Ramës.
Opozita e ka konsideruar këtë si një përpjekje të qartë për të penguar dosjet hetimore që janë në prokurori sepse zgjedhja e një kryeprokurori, qoftë edhe të përkohëshëm, vetëm nga njëra palë, bie ndesh me frymën e kushtetutës. (shiko detajet tek shkrimi poshtë/Lapsi.al).

Pra ky ka qenë debati.

Dhe shikoni tani se cfarë propozon Rama:

“Çka unë i kërkoj opozitës është të konsiderojë pa humbur kohë ftesën që të ulemi në tryezë për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të bëjmë një Pakt Kombëtar për Europën që duam…Kjo do të ishte rruga më e arsyeshme për të mos përdorur kartonat e shumicës së thjeshtë në çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të mos i lënë asgjë mangut përpjekjes për t’i çelur negociatat për anëtarësim”.
Pra sikurse shihet në pjesën e nënvizuar me të zezë, kryeministri e thot qartë: unë e kam në dorë dhe gurin dhe arrën. Pra unë mund ta zgjedh kryeprokurorin edhe vetëm, por opozitën e dua për fasadë.
Në thelb ai i ofron Bashës një 18 maj të dytë, ku lideri i opozitës duhet të luajë vetëm rolin e fasadës konsensuale, sepse ne fund do të bëhet ashtu sic do ai që ka fuqinë për të vendosur.
Por në fakt nuk është tamam kështu. Kushtetuta e re, fryma e ndryshimeve të saj, e kanë të qartë (shish shkrimin poshtë/ Lapsi.al) se për zgjedhjen e kreut të organit të akuzës duhet konsensus politik me 3/5. Dhe në këtë rast mund të kishte nevojë për një konsultim Rama -Basha. Por kur kryeministri thotë ti eja në tryezë, por unë e zgjedh ashtu sic dua vetë, kjo nuk është më një ftesë kompromisi për Europën, por një ftesë për tu tallur me imazhin e opozitës, për ta paraqitur atë si vasale të qevrisë. Prandaj ftesa e Ramës është thjeshtë demagogjike, as e moderuar, as konsensuale dhe aq më pak në shërbim të integrimit.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. nuk e kuptoni qe ramen e drejton krimi pra kriminelet ruqi,xhafa me ter drogen e tyre.rama ketu do te perfshij dhe opozite qe te gjith te behen nji mut si rama.

  2. Ju te lapsit i beni analizat si tu doje qefit. Rama nuk thote ju hajdeni ulemi ne tryeze se pastaj do e zgjedh vete e ju jeni sa per fasade. Por thote ju hajdeni e ta zgjedhim bashke. Dmth hajdeni jepni emra per kryeprokurorin e ti diskutojme, ne te kundert do ta zgjedh vete me votat ne parlament. Te pakten per kete rama smund te akuzohet, se deri tani te pakten shefin e shikut vendosi ate qe ishte numri 2, dmth pasuesi, e qe dihet qe eshte i lidhur me PD, president zgjodhi Ilir Meten, qe jo vetem e ka tani opozite por e ka pasur dhe 4 vitet e shkuara. Shume mire mund te zgjidhte nje tip alla Nishani apo Topi brenda Ps.

  3. Me analize tekoti , te genjeshtert dhe te shtremberuar nuk kam para..

    Dhe vete ne kete artikull ju e thoni se Rama mund ta zgjidhte dhe vetem prokurorin.. dhe po i ben thirje Bashes te ulen dhe ta zgjidhin me konsensur , me mirkuptim , pa kaluar ne situaten e kartonave ku maxhoranca do ta zgjidhte me shumice te thjeshte..

    Ku e pate ju “HILEN e Rames’ ne tere kete histori ? Po nese neser me te vertete Rama dhe Basha bien dakort qe te dy per nje person te caktuar si Krye prokuror , cfare do te thonie ju ? Do ta gelltisni kete qelbesire analize qe po beni sot ?

    Ju jeni te pa pare… Edhe kur merr frume Rama ju do te gjeni ndonje hile.. ‘ po merr frume sepse ja ka me hile….. ”

    keto analiza me duken ala Fahri Balliu.. shume te dobta llogjikisht , provokuese , dhe shume medioker.

  4. aaaa ku mshifet kurthiiiii…. asnje nuk e kupton dhe nuk e shef por kto te lapsit e dine shume mire se ku mshifet kurthi i rames.
    Kto jon te specializum me zbulu kurthat e atij kunder atij tjetrit. Kto ta bojn te bardhen te zez ne te akuzojn ne ty se je qorr ne nuk e shef mire qi osht e zez.

    A kto jon pjerdh ka trut.

  5. Po per se i duhet Basha Rames kur i ka numrat vetem? Merrne me mend si do vepronte Berisha apo edhe vete Basha te ishte ne vendin e Rames dhe te kishin mbeshtetjen e Vashingtonit dhe Brukselit, as qe do flisnin dy here me opoziten.E dini ju si u zgjodhe Nishani Presidente dhe lojerat qe beri Berisha me Zaganjorin e Artan Hoxhen?Hiqni pak syzet partiake ju gazetaret e Lapsit se nuk keni pike dje nga qielli.Mos valle i duhet Basha Rames per dylber?!Jo ore per asgje tjeter vetem per fasade e per ta respektua sepse askush nuk i lutet kundershtarit kur i ka te gjitha mundesite ta zgjiedhe kryeprokurorin edhe pa te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *