• |
ide | kryesore

Rama nga Bullgaria: Europa të ketë qartësi, mos fillimi i bisedimeve po bëhet ushtrim frustrues

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Sofje të Bullgarisë ku diskutohet integrimi i Ballkanit në Bashkimin Europian. Rama tha se në një kohë që Serbia e Mali i Zi po negociojnë, ka ardhur koha edhe për Shqipërinë e Maqedoninë. Rama tha gjithashtu se mos fillimi i bisedimeve duket se po bëhet një ushtim frustrues.

Dua të nis duke theksuar se nuk kanë kaluar 300 dhe as 30 vjet, por vetëm tre vite më parë kur ne nisëm këtë proces të bashkëpunimit rajonal në të cilin ne jemi të angazhuar sipas frymës, vizionit dhe modelit europian, dukej e pamundur. Aspirata Europiane e qytetareve tanë ka bërë bashkë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, në këtë proces jashtëzakonisht mësimdhënës të bërjes sëbashku për integrim evropian dhe ndërveprim për sfidat e qëllimet e përbashkëta. Ndërkohë që kemi shumë mbështetës të faktit që Serbia dhe Mali i Zi po negociojnë, ne besojmë fuqimisht që është koha që Shqipëria e Maqedonia të nisin negociata. Sepse sinqerisht, kjo eshte një kontradiktë, në mënyrën sesi e shoh unë, midis të qënit kaq shumë i përkushtuar ndaj procesit të integrimit, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, ka ardhur koha për palën Europiane që të ketë qartësi, se cila do të jetë perspektiva jonë. Në të njëjtën kohë mos fillimi i bisedimeve duket se bëhet një ushtrim frustrues.” – tha Rama



2 Comments

  1. po ik o i drogiar se as ne vitin 2100 shqiperia nuk hyn ne be.me ter ata tahira,nalila,habila,ruqa.rama .vetem ne ju dhat ter parat e droges po.vllajutin e lu blet me nga nji thes kanabis.

  2. Ky nuk eshte aq idiot sa te mos e kuptoje qe evropa nuk e pjerdh fare kete te paburrin tone, por e ben per propagande per te genjyer shpullaret, te cilet edhe ata nuk e besojne me!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *