• |
ide | kryesore

Taylor Swift tregon ngacmimin seksual ndaj saj

Paparazzi, Slider



 Për herë të parë Taylor Swift ka folur për ngacmimin që i ka bërë kohë më parë DJ David Mueller me të cilin është përballur edhe në gjyq. Këngëtarja e akuzonte djalin se e ka ngacmuar duke i futur duart poshtë fundit e duke i prekur të  pasmet gjatë kohës kur të dy po bënin një foto.Swift ka rrëfyer se Mueller duhet të dënohet e të kthehet në një shembull madje u ka bërë thirrje dhe grave të tjera që mos të heshtin por të padisin publikisht veprime kaq poshtëruese.Avokati i Dj-t solli në sallën e gjyqit miq të përbashkët duke u përpjekur të hedhë poshtë akuzën e këngëtares së njohur. Këngëtarja rrëfeu se nuk e kontrolloi dot sjelljen e saj në gjykatë pasi ishte shumë e acaruar.“Në atë moment zgjodha të heq dorë nga çdo formalizëm në sallën e gjyqit dhe t’i përgjigjem pyetjeve ashtu siç më vinin në moment. Kjo çoi në një dëshmi timen e cila u bë menjëherë virale. Në foton që ne bëmë bashkë dukej se diçka nuk shkonte dhe në gjykatë më pyetën se përse fundi im nuk ishte i rrudhosur në pjesën e përparme, duke qenë se unë pretendoja se më kishin ngacmuar. Unë u  përgjigja se “B*thët e mia ndodhen në pjesën e pasme të trupit. “ Më thanë se për herë të parë ndodhi që të pasmet ishin përmendur aq shumë në një sallë gjyqi të gjykatës federale në Kolorado.”,- ka treguar këngëtarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *