• |
ide | kryesore

Zbulohet magazinë me 3100 bimë kanabis në Britani, në pranga edhe disa shqiptarë

Lajme, Të fundit



Zbulohet një fabrikë gjigante kanabisi nga policia britanike. Gjashtë persona u arrestuan pasi policia bastisi fabrikën në rrugën Ivetsey, Ëheaton Aston.

Rreth 3100 bimë kanabis u zbuluan në fabrikë, vlera e së cilave policia vlerësohet se shkon deri në 1.5 milion paund.

6 të arrestuarit, të moshës 17 deri në 44 vjeç janë shqiptarë dhe britanikë. Ata janë në paraburgim dhe dyshohen si të përfshirë në prodhimin e kanabisit.

3 prej tyre u arrestuan në vendngjarje, ndërsa të tjerët u kapën pasi policia bëri kontroll në zonë, e asistuar nga një helikopter.

Inspektori i policisë Richard Meaden tha se hetimet janë ende në fazat e para, megjithatë ai konfirmoi se janë gjetur afërsisht 3100 bimë kanabis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *