• |
ide | kryesore

Arrestohet hajduti i Korçës, në dy muaj kishte kryer pesë vjedhje

Lajme, Të fundit



Policia e Korcës ka arrestuar një 25-vjecar, i cili dyshohet të jetë autori i pesë vjedhjeve.

Oficerët e Policisë Korçë, gjatë operacionit të koduar “Pazari” kanë vënë në pranga në flagrancë Niko Nakoleci, 25 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për “vjedhje”.

Ky person është kapur në flagrancë nga shërbimet policore, në lagjen nr 8, duke i vjedhur nga xhepi një celular të markës “Samsung S8”, 31-vjeçares me inicialet B. L., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit këtij të fundit, iu gjet edhe një aparat celular i markës “HTC”, që rezulton i vjedhur më datë 24 nëntor 2017, në pronësi të 19-vjeçares me inicialet L. Y., banuese në Pogradec, të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se Nakoleci, mund të jetë autor edhe i ngjarjeve të ndodhura si më poshtë:

Më datë 18.09.2017, në lagjen nr 9 në Korçë, ku shtetases S.Z, 25 vjeçe, banuese në Vloçisht, i është vjedhur një portofol me 7000 lekë të reja.

Më datë 20.11.2017, në lagjen nr 8, ku shtetases M.B, 21 vjeçe, banuese në Turan, i është vjedhur një aparat celular i markës “Alcatel Pixi”.

Si edhe ngjarjes së ndodhur më datë 05.12.2017, në lagjen nr 2, ku shtetases D.G, 31 vjeçe, banuese në Korçë, i është vjedhur një aparat celulari.

Dosja me materialet i ka kaluar Prokurorisë së Korçës për akuzën e “vjedhjes”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *