• |
ide | kryesore

Basha nga Qytet Studenti: Shqiptarët nuk votojnë të lirë, luftoni të ndaloni oligarkët

Lajme, Të fundit



Pas Berishës ka folur edhe Basha në aktivitetin e organizuar për 27-vjetorin e Lëvizjes Studentore në Qytetin Studenti. Basha iu ka bërë thirrje të rinjve të guxojnë, të ngrihen dhe të luftojnë për ta ndryshuar Shqipërinë.

Nga aktivitet i organizuar për 27-vjetorin e Lëvizjes Studentore në Qytetin Studenti tek shtatorja e Azem Hajdarit, Basha kujtoi 8 dhejtorin e 1990-ës dhe tha se ishte dita kur kuraja triumfoi mbi frikën.

27 vjet pas rënies së komunizmit liritë politikë të shqiptarëve janë sërish të kufizuara. Shqiptarët ende nuk votojnë të lirë, se dinjiteti i tyre është i nëpërkëmbur. Në vend që në Shqipëri të flitet për politika moderne, biznese të reja, flitet për pastrim të parlamentit nga kriminelët. Në vend që të mendojmë si të përmirësojmë sistemin bankar për të rritur ekonominë, diskutojmë si ta shpëtojmë sistemin bankar dhe ekonominë nga paratë e pista të krimit. Në vend që të mendojmë për më të pamundur dhe tu gjendemi në krah, mendojmë si të ndalojmë një grup oligarkësh që të mos plaçkitin vendin.  Zgjidhni përpjekjen përballjen, guxoni, ngrihuni luftonit ta ndryshojmë Shqipërinë. PD bija tjetër së bashku me lëvizjen e dhjetorit do jetë përherë me ju, me rininë në ballë të përpjekjes. Ndryshimi do të vijë dhe do të vijë shpejt”, – deklaroi Basha.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *