• |
ide | kryesore

Çfarë ndodh me Schumacher 4 vjet pas aksidentit

F1, Sport



Michael Schumacher është “ende duke luftuar” për t’u shëruar nga plagët që mori në aksidentin fatkeq të 4 viteve më parë. Ish-drejtori i Ferrarit, Jean Todt, një prej njerëzve më të afërt të 7 herë kampionit të Botës ka folur për gjendjen e ish-pilotit të Formula 1.

48 vjeçari u rrëzua dhe goditi kokën ndërsa po bënte ski në Alpet franceze në vitin 2013, ku mori lëndime katastrofike në tru. Todt, tashmë president i Federatës Botërore të Automobilave (FIA), nderoi mikun e tij të ngushtë Schumacher në një fjalim emocional, që mbajti në ceremoninë e FIA-s në Paris.

Ai tha se Schumacher po lufton për të kapërcyer lëndimet tragjike që e lanë të paaftë për të ecur. Sabine Kehm, menaxherja e Schumacher, e tërhoqi çmimin në emër të tij, pasi gruaja e ish-pilotit Corrina dhe djali Mick nuk mundën të merrnin pjesë. Schumacher po merr kujdes mjekësor në shtëpinë e tij pranë Liqenit të Gjenevës në Zvicër./lapsi.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *