• |
ide | kryesore

BE dhe Japonia arrijnë marrëveshjen për tregtinë e lirë

Planet



Bashkimi Evropian dhe Japonia njoftuan sot në një komunikatë të përbashkët finalizimin e marrëveshjes për tregtinë e lirë, për të cilën negociojnë që prej vitit 2013.

“Brukseli dhe Tokio dërgojnë një mesazh të fortë për botën”, theksuan presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Dy palët kishin rënë dakord mbi parimet e kësaj marrëveshjeje që prej korrikut të këtij viti.

Teksti që u finalizua nuk përfshin pjesët që lidhen me çështjen delikate për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes shteteve dhe investitorëve, mbi të cilën BE nuk ka rënë ende dakord me Japoninë.

“Tashmë duhet t’ia paraqesim shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian”, theksoi komisionerja evropiane për Tregtinë, Cecilia Malmström në një konferencë shtypi, pa iu referuar një ratifikimi të mundshëm nga parlamentet kombëtare.

Çështja e ratifikimit kombëtar të marrëveshjeve të tregtisë së lirë negociuar nga Komisioni Evropian në emër të shteteve anëtare po debatohet në BE.



1 Comment

  1. Cfare hipokritesh te ndyre jane keta komunistet e Politbyrose se BE. Beitanise kerkojne ti imponojne hapjen e kufijve si kusht per tregti te lire, ndersa marrveshje per tregti te lire bejne me Kanadane e me Japonine pa kushte te tilla. Duket qarte tendenca anti-Britanike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *