• |
ide | kryesore

Dokumentat/ Pse ftesa e Ramës për kryeprokuror konsensual ngjan me një farsë

Kryesore



Ditën që ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT dhanë mendimin e tyre se kryeprokurori i ri mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, Lapsi.al vuri në dukje mungesën e një elementi të rëndësishëm në materialet që dolën në media. Ishte mbajtur e fshehtë institucioni, që vuri në lëvizje ekspertët e huaj, për procedurën e zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm. (LEXO KETU)
Enigma zgjati deri, kur doli në skenë Ulsi Manja. Ishte Ulsi Manja, që si Kryetar i Komisionit të Ligjeve ishte interesuar më shumë se një muaj më parë për zëvëndësimin e Llallës. Heqja e kësaj pjese të dokumentit nga materiali që iu shpërnda mediave, nuk qe rastësi.


Nëse shihet me kujdes dokumenti në anën e majtë, dallohet se përgjigjia e ekspertëve të huaj për procedurën e zëvëndësimit të Adriatik Llallës, u dha në 13 nëntor. Në këtë datë, kuvendi protokolloi përgjigjen e EURALIUS dhe OPDAT, pra interesimi i socialistëve ishte bërë më herët se kjo datë.

Në fillim të nëntorit, mazhoranca po kalonte ditë të vështira. Pas kapjes së Habilajve në Katania, mbërriti dosja e plotë e përgjimeve, ku përmendej Saimir Tahiri. Rama e bllokoi prangosjen e ish ministrit në parlament dhe kur u duk se historia po venitej, u arrestua Orest Sota, me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit në makinë.

Në fillim të nëntorit erdhi në Tiranë, Marko Miniti, Ministri i Brendshëm italian. Ai solli një listë të gjatë policësh të përfshirë në trafikun e drogës duke rënduar situatën në dëm të qeverisë. Ka qenë kjo periudha kur Rama nisi punën për zëvëndësimin e Adriatik Llallës.

Nën dritën e këtyre fakteve, del se ftesa që Rama i bëri Bashës një muaj më pas, ishte një farsë. Meraku fillestar i Ramës ishte ai për ta zgjedhur i vetëm kryeprokurorin e përkohshëm. Në fillim mori dritën jeshile nga ndërkombëtarët, dhe një muaj më pas i kërkoi Bashës t’i jepte konsensusin. Ofertës i bashkangjiti edhe një Pakt Kombëtar për Europën, si për ta bërë sa më bindëse fasadën në emër të interesit kombëtar dhe çeljes së negociatave për integrimin në BE.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra



2 Comments

  1. Jep autorin o lapsi.al se ndryshe del genjeshtar si dhe jeni. Mos beni komente anonime se nuk ka vlere as per Salihin qe ju i sherbeni.

  2. Zoterinj anal iste qadriste mos ofendoni intelektin tuaj duke bere propagande te tipit ish komunist . Problemi i elitave politike ,ekonomike dhe mediatike te korruptuara shqiptare tashme eshte i zgjidhur nga aleatet madheshtore te kombit shqiptar SHBA. Ne syte e shqiptareve te ndershem demokracia dhe institucionet e SHBA vlersohen mbi cdo gje ,ndersa nje pjese e politikaneve majtas dhe djathtas dhe mediatiksat bythelepires te tyre duket sikur po dhjesin ne breke nga frika e SHBA .Vetem respekt dhe mbeshtetje nga shqiptaret e ndershem per shpetimtaret e kombit shqiptar , SHBA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *