• |
ide | kryesore

Flet Topalli: Nuk ka më PD, Basha dhe Rama marrëveshje të nëndheshme

Lajme, Të fundit



Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka folur për zhvillimet politike pas një kohe relativisht të gjatë. Në një intervistë dhënë për gazetaren Eni Vasili ai bëri akuza të forta ndaj lidershipit të aktual të PD-së.

“Po të më pyesësh thellë-thellë nuk di në ja vlen dhe a ka ndonjë gjë nga emri i PD. Kanë marrë siglën e PD, por aty mbaron çdo gjë. Kjo është ndjesia ime, qofsha e gabuar.

Grupi parlamentar? Nuk dua të përgjithësoj. Në shumë raste sillet midis mediokritetit dhe vulgaritetit. Funksionon me një miks të asaj që është ambicia financiare dhe axhenda politike e lidershipit të këtij grupi. Nuk e quaj grupi i PD-së sepse s’ka ardhur nga Partia Demokratike dhe as nga forumet. A’ka asgjë nga vlerat dhe parimet mbi të cilat është ngritur kjo forcë” –tha Topalli.

E pyetur nëse i mungon salla e parlamentit, Topalli thotë “jo” ndërsa aludon për një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës.
“Jo, kur e shoh sot nuk më mungon. Më bën të mendoj që ai teatër i shëmtuar i aktorëve që janë bashkë në interesat që ato ndajnë, se kam fjalën vetëm për interesa politike, është e shëmtuar”.

Rama dhe Basha janë bashkë?
“Ata janë bashkë në një marrëdhënie shumë opake. Është një marrëveshje e nëndheshme edhe para 18 majit, që u bë gjatë majit më vizive, por edhe më pas. Ke për ta parë edhe në muajt që vijnë” – zbulon Topalli.

Topalli është pesimiste për të ardhmen e PD-së nën drejtimin e Bashës.

“Fakt është që gjatë fushatës sheshet ishin bosh, kur në fakt demokratët ishin mësuar të dyndeshin në shesh si asnjë forcë tjetër. Pas fushatës sallat ishin bosh. Sot ke një kryetar që ecën vetëm, që nuk takon asnjeri, që sillet nëpër zyra të një godine që është bosh, një oborr bosh e me kafe. Kjo s’ka qenë asnjëherë PD, për aq sa e njoh. Kemi kaluar periudha ulje-ngritje magnetizmi, ndryshime të jashtëzakonshme, ndjeheshim mirë kur arrinim disa objektiva” – thotë Topalli. /lapsi.al/



1 Comment

  1. jozi shko blej brek se po duket qe doshi e roshi si ty,si rames,si bregut ,imamit e selamit ju kan heq.krimi jozi te heq shpirtin si atij ndokes sot.kujdes jozi se kur ne krim zhytesh behesh qenef si rama,tahiri,balla,aty te dhjejn prap negjmija,ruqi,xhafa,baba taku etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *