• |
ide | kryesore

Gramoz Ruçi në Amerikë, i flet shqip kongresmenit amerikan (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për më tepër, pritja nga një kongresmen amerikan duhet të ketë qenë një sfidë personale për Gramoz Ruçin. Me fotot dhe videot që dërgoi nga përtej oqeanit, i mbylli përfundimisht gojën atyre që i kujtonin refuzimin e vizës në 2005 dhe kabllogramet e Withers në 2009.
Por në videon që shpërndau për mediat, Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të kalojë pa u vënë re një detaj interesant. Kreut të parlamentit shqiptar i duhet një përkthyes për të komunikuar me kongresmenin amerikan Pittinger. Kanë kaluar 27 vjet nga rrëzimi i komunizmit dhe Gramoz Ruçi nuk e ka parë të udhës të mësojë disa fjalë anglisht.
Edhe në jetëshkrimin zyrtar të botuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë janë lënë pa u përmendur gjuhët e huaja që njeh Gramoz Ruçi. Bashkë me to janë eleminuar edhe postet drejtuese që ai ka mbajtur para viteve 90, atëhere kur në modë ishin parrullat antiamerikane. Video më poshtë:

GRAMOZ RUÇI
Gramoz Ruçi lindi në Tepelenë, më 6 dhjetor 1951. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik, dega Bio-Kimi. Nga viti 1971 deri në vitin 1978 ka ushtruar profesionin e arsimtarit.

Veprimtarinë politike:
Z.Ruçi e ka nisur në vitin 1978 ku deri në vitin 1991 ka qenë nëpunës në organet partiake dhe shtetërore. Në periudhën shkurt-qershor të vitit 1991 ka qenë ministër i Punëve të Brendshme. Që prej qershorit të vitit 1991 e deri në qershor të vitit 1996 Gramoz Ruçi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.
Në vitet 1998-1999 ka qenë Sekretar organizativ dhe kryetar i grupit të PS-së.
Nga viti 2010 e në vazhdim Gramoz Ruçi mban postin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së dhe atë të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Që prej vitit 2016, Ruçi mban gjithashtu edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.
Zoti Ruçi, përfaqësues i Partisë Socialiste, është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në tetë legjislatura.

Të dhëna vetjake
Datëlindja: 6.12.1951
Vendlindja: Tepelenë
Edukimi: Instituti i Lartë Pedagogjik, Shkodër e Gjirokastër, dega
Bio-Kimi. Mbaruar provimet pasuniversitare.

Veprimtaria profesionale:
1971-1978: Arsimtar.

Veprimtaria politike:
1978-1991: nëpunës në organet partiake dhe shtetërore.
1991 (shkurt-qershor): Ministër i Punëve të Brendshme.
1991(qershor) – 1996 (qershor): Sekretar i Përgjithshëm i PSSH-së
1996(qershor)-1997 (qershor): emigrant.
1998-1999: Sekretar Organizativ dhe Kryetar i Grupit të PS-së.
2010 në vazhdim: Kryetar i Grupit Parlamentar dhe Sekretar i Përgjithshëm i PSSH-së.

Zgjedhur në:
Legjislatura: I, II, IV, V, VI, VII, VIII, IX
Qarku: Vlorë, Gjirokastër, Fier



4 Comments

  1. po te ishte me putinin rusisht vargje do i thurrte ky stalinist i qelbur si rama.bastard mjeri esht ruqi si rama.

  2. O Ari, perjetesisht idiot , ti me mbron mua por mesoje qe nje perfaqesues shteti zyrtarisht ne takime fjet gjuhe e nenes,jo si une qe e beja per tu dukur.

    1. ik shko se ke dhe ca mut te stalinit per te pastruar,sa her vjen janatullos rama flet greqisht,po erdhen frroket,ndoket flet me hund.ik pra se negjmija po te pret ta pastron qenefin,shko ti qe perdor emnin salih se roshi po te pret te ja qon vllaun e mitur,sot kish fest shok kish marr habilin e pa kapur,tahirin ne liri etj.

  3. Ore po kaq e veshtire eshte te kuptohet. Ruci shkon si Kryetar Parlamenti – dhe i jepet viza. Ne momentin qe aplikon vize personale, jashte petkut si politikan i jepet gishti…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *