• |
ide | kryesore

Investigimet që njollosin PD / A po luan BIRN në favor të Ramës?

Kryesore, Lajme



Dy investigime tronditëse për PD-në, njëri për paratë që ka paguar Lulzim Basha nga kompani të strehuar në parajsat fiskale, për të bërë lobing në ShBA dhe tjetri që ngre dyshime të forta për një ide gjerësisht të përhapur se pushteti i Berishës ka bërë namin me koncesionet, duke përvetësuar shuma kolosale parash (rasti i Rapiscan) kanë ndezur një debat të fortë politik. Shumë përfaqësues të opozitës po rigjallërojnë idenë se agjensia e lajmeve investigative, luan në favor të Edi Ramës dhe se ajo po kërkon të relativizojë skandalet e qeverisë aktuale duke dëshmuar se as opozita e PD-së nuk është më e pastër.

Këto dyshime janë bërë edhe me të forta kur menjëherë pas botimit, Partia Socialiste, ka dalë më deklarat dhe i ka shndëruar në kuaj të betejës së vet politike faktet e servirura nga gazetarët.

Këto dyshime janë po aq të forta sa në rastin kur BIRN hapi dosjen përvëluese DIA CEZ e cila akuzonte direj rivalin e atëhershën të Edi Ramës, Ilir Metën.

Mëgjithëse në atë kohë u hodhën shumë hipoteza, megjithëse u tha se e gjithë mizanskena ishte organizuar nga njerëz pranë kryeministrit, zbulimet e tronditën skenën politike në vend dhe ato e detyruan Ilir Metën ta etiketonte median që e akuzojë, si “vegël të Sorosit”.

Por, të gjithë ata që ngrenë sot teori konspirative se qoftë dje BIRN punoi për Ramën kundër Metës, qoftë sot po punon për Ramën kundër Bashës, duket se e kanë memorien e shkurtër.

Mjafton një kërkim i shkurtër në faqen e kësj agjensie, apo tek Reporter.al, për tu bindur se e vërteta është larg teorive konspirative. A nuk ka qenë BIRN, që ka bërë investigimet më therrëse për korrupsionin e dyshes Rama – Beqja me koncesionet në shëndetësi? A nuk ka qenë po ajo që e diskreditoi Erion veliajn me investigimin e vdeksjes së Ardit Gjoklajt në landfildin e Sharrës, që fajësonte direk Erion Veliajn? A nuk ka qenë ajo që Kur Rama thoshte se Elvis Roshi është i pastër, botoi faktet se hetohej nga agjensitë e huaja për trafik droge?

 

Mjaftojnë këtogrimca të një liste tejet më të gjatë për të hedhur poshtë teoritë e komplotit. Për të mos bërë pastaj pyetjen fatale, që i mbyll gojën të gjithë akuzuesve: A do të kishte gazetar të vërtetë (kush do që tia servirte materialet) që nuk do ti botonte faksimilet e pagesave të bashës për lobing në ShBA? A do të kishte gazetar që do të bënte sihur nuk kish ndodhur gjë pasi do të kishte dëgjuar deklaratën bombë në Blomberg, se njerzit pranë Berishës ishin paguar me para në dorë për koncesinin e Rapiscanit?

Ja pra që më shumë se punë anësie dhe kulisash shkrimet e fundit të BIRN janë çështje faktesh.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Na binde o Mero Baze, cfare ka sulmuar BIRN me Ilir Beqjen kur shumicen e akuzave e ka nisur me pare PD dhe ne fund ka reaguar BIRN? A keni pare nga BIRN ndonje shkrim per Saimir Tahirin? Nuk eshte cudi qe Rama hoqi Beqjen (dhe nuk e beri per BIRN) por se ky i fundit u zevendesua nga nje besnike e verber dhe njeri prane lali Erit si Ogerta manastirliu. Doni me per BIRN? Perse nuk denoncon kontratat e PS-se? Cfare investigimi ka bere per inceneratoret e Rames me Klodian Zoton? Cfare investimesh ka bere per Petrit Fushen qe ka dale ne foto me te pandehurin potencial per vrasjen e Ardit Gjoklen? Ke pare ndonje sulm te BIRN karshi Olsi Rames duke ngritur pyetjen se me cfare jeton ky njeri? asnje.
    Hidhini nje sy stafit te BIRN, kush jane? Lindita qe ka punuar tek Koço Kokdhima , Gjergji qe ka punuar tek Shqip dhe ka qene organizator ne protestat e Mjaft, Besar Likmeta mik me te gjithe cunat e MJAFT. A do me? Mos shkruani budalliqe, se ngeli problemi i skanerit te dilte tani ne keto dite te veshtira per PS-ne. Pse ska nje shkrim te BIRN per drogen? Pse ske nje shkrim te BIRN per pasurine e Rames? Po per paudhesite e gruas se Rames qe eshte anetare e bordit te nje banke me aksione off shore?

  2. Zoterinj plitikane dhe analista ,vetem aleati madheshtor i kombit shqiptar SHBA do ta zhduke korrupsionin ne shtetin tone.

  3. perderisa specialistet e spiunimit negjmija,ruqi,xhafa,gjelil e ilir gjoni,edvini etj jan gjall nuk ka gazet e njeri qe nuk ju nenshtrohet.me mijera ton kanabis ta blejn dhe trump me ivanken se bashku,e lere vllahutinken,mao lU ce dunin e qu en LY.nuk e shigni kriminelet e droga para hundes e nuk e shofin.

  4. O Bushat a na e citon dot ekzaktesisht ku e permend Bloomberg Berishen ???? Apo e permend korrespondeti i tij per Tiranen Mero Baze dhe prandaj ja mvesh Bloombergut. Nese je dembel apo nuk di anglisht ver dike te lexoje a ta perktheje.

  5. Andushi e bukura eshte qe Berishen nuk e permend as Bloomberg dhe as BIRN nuk e citon Bloomberb apo Carlson Block qe ta kete permendur, keshtu qe mos i mvish BIRN-it dhe Bloombergut konkluzionet e Hyses

  6. Abuzimet me te medha mediatike, behen duke ju referuar ndonje personazhi te dyshimte te ndonje media nderkombetare, apo ndonje funksionari te nje shteti, per te dale me “kungullzionin” se keshtu ka deklaruar Amerika apo BE. Sapo lexova qe EUROPOL cileson Shqiperine, si vendi qe vazhdon te mbaje rekordin e trafikut ne Europe. Mund te kete padyshim ne median BIRN gazetare te ndershem qe ja kane perplasur qeverise Rama te vertetat demaskuese, por ama ka edhe gazetare me lidhje te vjetra me Sorros, qe me nje sinjal te birit te ketij, sajojne lajme te paverivikuara per te tymosur opinionin e per ta larguar vemendjen nga e keqja qe vjen nga qeverisja aktuale e jo nga opozita. Keshtu abuzojne edhe socialistet me deklaratat e Mogherinit apo te ndonje burokrati te BE duke e propoganduar “mbeshtetjen” e ketyre, si nje tregues te “pafajsise”. Perplasje politike ka ne gjithe boten, vec te tjerave edhe midis se majtes e te djathtes, sorrosianeve e anti sorrosianeve, por Birn tek e fundit eshte thjeshte nje media”investigative” qe dyshohet se ka qene e subvencionuar nga Sorros. Mund te kete vertete “gjynahe” presidenti aktual amerikan, Donald Trump. Por si shpjegohet qe atij i jane perveshur me zell te madh mediat sorrosiane se paskej ardhur ne pushtet me ndihmen e Rusise, kur kandidates demokrate, zonjes Klinton, ju zbuluan mijra E-Mail-e ne te cilat ajo zbulonte sekretet shteterore ? As ka pasur fare nevoje
    “zbulimi” rus qe te “bashkepunonte” me ekipin e fushates elektorale te z.Trump, sic vazhdojne te abuzojne mediat. Sa here eshte takuar apo ka biseduar ne telefon me Putinin ish presidenti Obama apo zyrtare te larte te Departamentit amerikan te shtetit ? Kush ra dakord me Putinin qe diktatorin popullvrases Asad te Sirise, ta konsideroje si “aleat” ne luften kunder terrorizmit islamist, Obama apo Trump ? Perse gjate dy mandateve te tij presidenciale, z.Obama e terhoqi pothuajse fare vemendjen e shtetit amerikan nga Ballkani, e kjo perkoi edhe me trimerimin e Serbise qe nga e akuzuar per krime, te dilte me akuza kunder NATO-s e te flirtoje hapur me Rusine ?
    Eshte fakt se ne dhjete vjecarin e fundit, bota eshte tronditur si nga kriza e rende financiare-ekonomike, ashtu edhe nga agresiviteti e trimerimi i Putinit apo eskalimi i veprimeve terroriste te ekstremizmit islamist duke shkuar deri ne krijimin e nje shteti fantazme te quajtur ISIS. A mos jane “fajtore” per kete partite e djathta perendimore apo e paskej pasur fajin z.Trump, qe nuk ka mbushuar akoma nje vit ne detyren e tij si president ?
    EUROPOL e cileson Shqiperine si vendin rekord te trafikut te kanabisit ne Europe, e disa zyrtare te larte te BE, “pergezojne” kryeministrin shqiptar Rama si te “suksesshem” ne reforma. A nuk eshte kjo nje paradoks ?

  7. O Bushat e lexove ate shkrimin per parate qe ka harxhuar Rama per te bindur Lu? Se nuk e shoh ta kesh nxjerre ne median tende

  8. Nje forme e kamufluar qe ne kulmin e shperthimit te skandaleve korruptive e kriminale te kesaj qeverisje, te terhiqet vemendja e publikut prej tyre e njerezit te meren me ato se cfare shkruan darrdha me bisht e Sorrosit. (ne gjermanisht Birne quhet dardha). Plikoj ndonjehere ne internet gazeten Tema te Mero Bazes te cilen ai e cileson si “gazeta me e lexuar shqiptare”. Nderkaq mund te thuhet se kjo vertete eshte gazeta me e lexuar, por ama nga enveristet e ish sigurimsat.. Si zakonisht, Meroja kishte bere nje shkrim per Azem Hajdarin duke e trajtuar si “mikun” e tij e si hero per ta kundervene kunder Berishes. Kaq mjaftonte qe te gjithe “komentuesit” enveriste te kesaj gazete, te hidheshin me sharje te ndyra ndaj heroit te demokracise, Azem Hajdari. Ne kete stil abuzon ndonjehere edhe portali Lapsi. Ben sikur godet bemat flagrante te verifikuara teresisht me fakte te Rames, dhe e relativizon kete “kritike” vetem duke shtuar fjalet se edhe ai po ben “si Berisha”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *