• |
ide | kryesore

Ironizon Patozi: Gëzuar 8 Dhjetorin, si ditë pushimi

Lajme, Të fundit
astrit_patozi_copy_1_4252.jpg

Nga Astrit Patozi


Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në këtë vend me aspiratën e studentëve të dhjetorit 90′, që e donin Shqipërinë si gjithë Europa, nuk ka nevojë të lodhesh shumë.
Mjafton vetëm një shembull, historia e freskët e zgjedhjeve të Fakultetit Histori-Filiologji, të cilat, si për ironi, janë mbajtur në ditën e përvjetorit të Lëvizjes Studentore.
Për të qenë më të saktë, votimi është kryer më 7 dhjetor, por shumë pedagogë e kanë pritur gdhirjen e 8 dhjetorit jashtë duke ruajtur votat, që të mos ua vidhte “armiku”.
I cili, sipas shumë burimeve të besueshme, qenka një aleancë e fuqishme dhe shumëvjeçare politikanësh të rëndësishëm të disa partive politike. Që qenkan bërë bashķë për të ruajtur ose marrë këtë ambjent modest universitar, a thua se nuk u mjaftojnë “pushtimet” e tjera.
A mund të kishte ilustrim më të mirë për katandisjen e parimeve dhe vlerave, që frymëzuan 27 vjet më parë studentët dhe pedagogët e Lëvizjes së Dhjetorit, se sa ky?
A ka më kuptim të diskutohet për vlerën e votës në këtë vend, kur ajo manipulohet, vidhet dhe deformohet kaq hapur e brutalisht edhe në universitete?
Gjithësesi, gëzuar 8 dhjetorin! Se të paktën një fitore është arritur. Është shpallur zyrtarisht dhe me ligj si ditë pushimi.


2 Comments

  1. Zgjedhjet e vetme frre and fair u bene nga ramizi dhe ish komunistet ne. 31 mars z Patozi . Me pas partia juaj nisi kete lloj tradite qe vazhdon .

  2. Nuk e kuptoj si mund te guxoje e te beje moralistin ky person. 8 vite ne pushtet nuk pati asnje gje te tille – ne kohen e PD-se? Kur nuk kontribon asgje per te ndryshuar pervec statuseve ne FB me mire rri fli gjume ne shpi plehre. Ju jeni ata qe i keni prere kembet kesaj rinie!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu