• |
ide | kryesore

A janë përçarë kundërshtarët e Bashës? Sipas Jozefina Topallit…

Lajme, Të fundit



Përveç Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike të Astrit Patozit që mbetet aktive nga zërat ndryshe në radhët e opozitës duket sikur të tjerët kanë rënë në heshtje pas valës që shpërtheu pas humbjeve të zgjedhjeve të 25 qershorit. Emra si Arben Imami, Genc Ruli, Jozefina Topalli, Ridvan Bode, etj duket sikur e kanë kufizuar aksionin tyre politik vetëm në dalje të rralla televizive. A janë tërhequr? A janë përçarë? Mbi këto pyetje Jozefina Topalli ka një përgjigje të tillë.

“Zërat kundër janë të gjithë bashkë. Janë shqiptarët të gjithë bashkë që janë tërhequr dhe po shohin. Nuk u shkojnë më pas” – thotë Toaplli në një intervistë për gazetaren Eni Vasili në News 24. A është ky dorëzim?

“Jo, jo. Askush prej atyre që kanë besuar tek PD nuk dorëzohen. Fakti që po hesht nuk do të thotë se jam në qoshe dhe indiferente ndaj politikës, në fakt është e kundërta. Ka qenë një periudhë dhe po e shihja se opozita do ta kapte për shkak të krizës që po kalon qeverisja aktuale, pas gjitha skandaleve asgjë nuk ndodhi. Të dy palët përpiqen të mbulojnë e shantazhojnë njëri-tjetrin, për një pazar të ri. S’ka nevojë të jesh shumë në politikë për ta lexuar këtë. Kam filluar ta lexoj me kohë” – thotë ish- nënkryetarja e PD-së.

Topalli thotë se duhet një “8 dhjetor i ri, por vetë heziton të vihet në krye të një lëvizjeje.
“As parimisht as taktikisht. Unë kam ndalur hapin, pasi dikush ka vendosur të mos jem në atë sallë. I falënderoj me gjithë zemër që s’jam sot në atë Parlament. Më shumë se kurrë jam e bindur se duhet një reformë e madhe” – e mbyll Topalli. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *